Zvicër, OKB: Zhvendosja e refugjatëve në nivelin më të ulët për shkak të pandemisë 0 12

Operacionet e zhvendosjes së refugjatëve në vendet e treta pritet të arrijnë një nga nivelet më të ulëta këtë vit, për shkak të pandemisë së COVID-19, paralajmëroi dje OKB-ja.

“Bazuar në të dhënat aktuale, ne kemi një nga nivelet më të ulëta të zhvendosjes të parë ndonjëherë në gati dy dekada”, tha Gillian Triggs, Ndihmëskomisionere e Lartë për Mbrojtjen Ndërkombëtare.

Ajo shpjegoi në një deklaratë se pandemia COVID-19 ka vonuar largimet dhe ka ndërprerë programet e zhvendosjes të menaxhuara nga disa shtete.

Sipas statistikave të fundit nga Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), vetëm 15 425 refugjatë u zhvendosën midis janarit dhe fundit të shtatorit të këtij viti, krahasuar me 50 086 gjatë së njëjtës periudhë në 2019.

Rivendosja përfshin transferimin e refugjatëve nga një vend azili në një vend që ka rënë dakord t’i pranojë dhe t’u japë zgjidhje të përhershme.//ATSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reperi i njohur i ”fiksuar” pas gjoksit të Encës: Dikush duhet t’ja… 0 3

Ata kanë shumë vite në skenën muzikore shqiptare dhe është e vështirë të mos njihen nga publiku. Bëhet fjalë për reperët e Shaoling Gang, Blunt dhe Real 1.

Përveç muzikës që prodhojnë ata komentohen shpesh edhe për “sherret virtuale” me artistë të njohur, por edhe deklaratat e drejtpërdrejta.

Ndoshta e mbani mend para pak muash deklaratën e Real 1 lidhur me gjoksin e Encës. Kjo e fundit nuk hezitoi asnjëherë t’i kthejë përgjigje mirënjohjeje reperit, por siç duket ai nuk e ka hequr akoma fiksimin për Encën pasi dhe së fundmi në studion e emisionit “Why Not” në RTV Ora nuk kaloi pa u përmenduar dhe gjoksi i saj.

Real thotë se duke qenë se këngëtarja i publikon shumë, epo duhet të flasë dikush për to dhe ai e ka të gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion të merret më atë.

“Është shumë e thjeshtë, i ka publikuar shumë dhe dikush duhet t’ja hajë ose të flasë për to. Nuk di çfarë të them më shumë, është shumë e thjeshtë dhe unë e kam kohën që të merrem me gjoksin e Encës”.

Ishte infektuar me Covid, ndërron jetë në Turqi ish-deputeti socialist Marko Bello 0 2

TURQI

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello.

Bello ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi.

Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ishte deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Bello po ashtu  ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. //B.W