“Zoti na ndihmoftë, për shtetin jemi të vdekur”, Basha pranë banorëve të përmbytur në Sukth: Ministrat në lokalet më luksoze të Emirateve, faturën e paguani ju! 0 12

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Sukth, ku pa nga afër gjendjen e familjeve të përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.

Në bisedat me banorët e zonës, Basha tha se shqiptarëve i duhet një qeveri që të mendojë për njerëzit e jo për veten e saj.

Pjese nga bisedat:

Banori: Situata më keq s’ka ku shkon, kemi gati një javë e më shumë me këtë gjendje. Ke qenë këtu jemi taku e kemi bisedu bashkë edhe para tre vitesh, po ama asgjë s’është bërë. Komplet kjo lagje, ka bere investime vetë. Bujqësia është mbi të gjitha për ne këtu. Të gjitha na janë shkatërruar. Sot përmbytet gjithë kjo zonë, për një turbinë, që duheshe vënë. Për një diçka shumë të thjeshtë, një investim shumë i thjeshtë, përmbytete gjithë zona.

Basha: Kanë ardh e kanë thënë do bëjmë investime, a kanë bërë?

Banori: Kanë ngelur në mes, edhe argjinatura edhe kanalin. Nuk i kanë përfundu, për këtë shkak ndodh përmbytja, po të mbyllen punimet, s’ndodh përmbytja. Edhe urën e kemi ndërtuar vetë. Kemi vite që përmbytemi e s’ka masa. Uji nuk pihet, është i ndotur, ka 5 vite që e blejmë vetë. S’po kërkojmë me shpik raketë, po kërkojmë gjëra të thjeshta me jetu.

Banori: Kemi mbi 10 ditë pa ujë. Askush s ka marrë masa për ne. Premtime na kanë dhënë, asgjë s kanë bërë. Prishet tubi i ujit shkojmë e rregullojmë vetë.  Fatkeqësi e gjithë kësaj zonë është ai tubi atje.

Basha: Sot për fat reshjet janë pakësuar, situata po vazhdon duhen marrë masat për t’u ardh në ndihmë njerëzve. Problemi është që mungesa e investimeve ka sjellë këtë situatë Fjalë shumë e punë zero, apo pak dhe faturën e paguani ju. Është e pafalshme që ndërsa njerëzit janë në këtë situatë, pa ujë të përmbytur ministrat shtrohen në restorantet më luksoze të Emirateve, kjo është kriminale. Duhet qeveri që të mendoj për njerëzit. Ky vend është i vjedhur. Nuk ka asnjë arsye që në situatë emergjence mos t’ju vijë në ndihmë me ujë të pijshëm. Disa familje mund të kenë nevojë për ndihmë ushqimore. Kjo është një zonë që sa herë bie shi përmbytet. Me një qeveri që e ka mendjen te ju, ky shtet i ka mundësitë me ju ndihmu. Po të kishte bërë investimin s’do ishte në këtë gjendje. Nëse qeveria do mendonte për ju, s’do shtrohej në darka luksoze. Kudo ku shkoj, është njësoj sikur kam ardhur para 3-4 vjetësh. Thesin e premtimeve e hapin, po njerëzit janë në ujë. Kjo duhet të marrë fund, na duhet qeveri që mendon për njerëzit.

Banori: Zoti na ndihmoftë, se për dorën e shtetit ne jemi të vdekur.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë, pritet ekstradimi në Itali (DETAJE) 0 7

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, apsi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Horoskopi ditor: 13 janar 2021 0 14

Dashi

Nesër dita do të fillojë shumë mirë por do të keni ndryshime humori që mund të prishin gjithçka. Për këtë arsye, jini të kujdesshëm edhe në dashuri. Në punë, rishikoni disa gjëra.

Demi

Një lajm i shkëlqyeshëm për ju nesër veçanërisht në lidhje me sferën e ndjenjave falë pranisë pozitive të Venusit. Sa për punën mundohuni të mos bëni shumë.

Binjakët

Vëmendje në dashuri nesër: në fakt dita do të jetë e dobishme, sidomos në mëngjes, për të pastruar disa keqkuptime që kanë lindur me partnerin. Mundohuni të relaksoheni pak.

Gaforrja

Horoskopi i Paolo Fox tregon se nesër me të vërtetë do të kuptoni se dëshironi të ndryshoni diçka në jetën tuaj dhe do të keni një dëshirë të lindur për të udhëtuar. Në punë, pranoni një ndryshim vetëm nëse vërtet ia vlen.

Luani

Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se nga nesër Venusi nuk është më kundër dhe situata të caktuara në dashuri mund të zhvillohen pozitivisht. Në punë përpiquni të planifikoni gjithçka për të mos u vonuar.

Virgjëresha

Nesër do të duhet të përpiqeni të jeni shumë më të qartë me partnerin dhe të sqaroni situata të caktuara. Kushtojini vëmendje diskutimeve me familjen dhe miqtë: edhe nëse doni të vërtetoni idetë tuaja, përpiquni të kuptoni edhe të tjerët.null

Peshorja

Horoskopi i Paolo Fox specifikon që do të keni mundësinë të takoni njerëz të rinj dhe të sqaroheni me të njohurit e vjetër. Mund të ketë ndryshime në punë dhe mund të duhet të lini diçka prapa.

Akrepi

Nesër do të fitoni në dashuri falë Hënës së favorshme. Kur bëhet fjalë për punën, ju jeni shumë të motivuar dhe mund të zgjasni një marrëveshje dhe të bëni zgjedhje të dobishme për të ardhmen.

Shigjetari

Nesër do të jetë një ditë pozitive për dashurinë kështu që nëse jeni të interesuar për dikë, merrni zemër dhe hap përpara. Në vend të kësaj, mos u tregoni shumë kërkues në historitë e krijuara. Ka qëllime në punë që mund t’i arrini më lehtë.

Bricjapi

Horoskopi i Paolo Fox ju tregon se do të jetë një ditë pozitive. Në dashuri, përkushtojuni më shumë partnerit ndërsa në punë mund të zgjidhni një situatë të vështirë, por kushtojini vëmendje shpenzimeve.

Ujori

Nesër do të jetë një ditë intriguese sa i përket ndjenjave: shumë pasion me partnerin. Në vend të kësaj, jini të kujdesshëm në familje pasi mund të ketë ndonjë tension me një anëtar të familjes.

Peshqit

Harrojeni të kaluarën dhe jetoni të tashmen duke u përpjekur të takoni njerëz të rinj që mund të çojnë në diçka vërtet shumë të rëndësishme. Në punë duhet të keni kujdes që të mos i merrni gjërat shumë sipërfaqësisht. /noa.al/