Zonja dhe zotërinj, para jush postimi më i pëlqyer i vitit në Instagram 0 46

Zonja dhe zotërinj, para jush postimi më i pëlqyer i vitit në Instagram

Kjo foto që Cristiano Ronaldo postoi pas vdekjes së Diego Armando Maradonës u shpall si postimi me më shumë “likes” e komente në Instagram për 2020 nga Billboard.

Postimi daton në muajin nëntorin dhe ky dedikim mban 19.7 milion pëlqime dhe 154 mijë komente.

‘Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruhet në postimin e yllit portugez.

Ronaldo është personazhi publik më i ndjekur në Instagram dhe në dhjetëshen e parë të renditjes së hartuar nga Instagram ka edhe një postim tjetër nga Cristiano Ronaldo: foto e ditëlindjes së tij, e cila e portretizon atë pranë djalit të tij Cristiano Junior dhe partneres së tij Georgina Rodriguez, kjo foto renditet në vendin e nëntë me 14.3 milion pëlqime.

Në vendin e trete në renditjen e postimeve më të pëlqyera të vitit 2020 në Instagram është njoftimi për vdekjen e Chadwick Boseman me 19.1 milion pëlqime.

Në vendin e trete sërish një homazh për Diego Armando Maradonën këtë radhë nga Leo Messi, postimi i tij grumbulloi 16.4 milion pëlqime.

Në vendin e pestë një tjetër kampion botëror i sportit: LeBron James dhe homazhi i tij për kolegun e tij të ndjerë Kobe Bryant i cili arriti në 15.5 milion pëlqime.

Kylie Jenner ka arritur të triumfojë me disa postime në vendin e katërt, të shtatë, të tetë dhe të dhjetë./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Çfarë s’thanë për të dhe u largua nga INSTAGRAMI, Melisa bën lëvizjen e papritur: Çdo ditë… 0 8

Pak ditë më parë, Melisa Lleshi, mori vendimin e papritur dhe mbylli profilin e saj në “Instagram”. Ky vendim erdhi pasi Tea Trifoni tha gjatë një interviste se Andi ka pasur një lidhje jashtë “Për’puthen”, teksa ajo luante lojën me të para publikut.

Tea vendosi që të mos thoshte emër, por të gjithë dyshuan se Andi ka qenë në lidhje me Melisën, duke qenë se janë komentuar shumë për një romancë mes tyre

Por tani ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka vendosur që të rikthehet sërish në “Instagram”. Madje ajo ka bërë një postimin në “Instastory”, ku shkruan: “Ditë pas dite duke u bërë më e fortë”.

Gjithashtu Melisa fton gjithë fansat që të bëhen ndjekës të kanalit të saj në “Youtube”, pasi gjëra të mira po i presin.

640-0-60719053be961.png

Fatma Methasani: Prindërit s’e besojnë akoma dot që jam bërë mami, shtatori më rikthen në… 0 6

Fatma Methasani është një nga emrat më të dashur të ekranit, prej një vit ajo është i kushtuar rritjes së djalit të saj Noah duke munguar në ekran. Në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa në emisionin “FitStation”, Fatma foli për rikthimin e saj e saj në televizion.

“Kur kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Noah paralelisht mu propozua të isha në krye të televizionit ‘IN’, kështu për t’i bëra gjërat tamam ne e spostuam hapjen për këtë shtator, me imazhe të reja por gjithmonë fokusuar tek të rinjtë. Kështu jam duke bërë diçka që nuk e kam bërë më parë si është menaxhimi apo krijimi i një programacioni. Për të dalë në ekran vetë se di, duhet ta mendoj më mirë” – u shpreh Fatma.

E pyetur se si prindërit e saj po e përjetojnë të qenit gjyshërit e Noah, moderatorja tregoi u shpreh se mamaja e saj akoma nuk e beson dot.

“Prindërit janë shumë të lumtur, ata e përkëdhelin Noah dhe këtu diskutojmë pak, unë akoma i them mamit moj ti ç’ke që s’më ke imagjinuar mua me fëmijë, se edhe mami im më thotë që nuk e besoj dot që Noah është i joti”- tregoi moderatorja