Zjarri në magazinë, gjendet pas 60 orësh kërkime trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala 0 24

TIRANË

Gjendet pas rreth 60 orësh nga zhdukja trupi i të riut që mbeti i bllokuar në magazinën në flakë pranë Casa Italia-s. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala u gjet rreth orës 3 të mëngjesit në brendësi të magazinës, pranë një dere të kyçur.

Dyshohet se Sala, i cili ishte përgjegjësi i rojeve të sigurisë në objekt është asfiksuar në tentativë për ta hapur. Aktualisht trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore

32-vjeçari ishte jashtë kur ra zjarri në magazinën që ndodhet një kat nën tokë, por u fut për të nxjerrë punonjësit e tjerë dhe më pas ndërpreu dhe kontaktet. Kërkimet për 32-vjeçarin vijonin që prej pasdites së 24 marsit./ballkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lidhja e tyre mori fund papritur, Ana dhe Arsimi nuk i kursejnë thumbat në distancë për njëri-tjetrin 0 10

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.

Don Xhoni ju bën një premtim fansave dhe gjithë armiqve të tij 0 6

Sot bëhet 1 vit nga koha kur emri i Don Xhonit u bë shumë i njohur në industrinë muzikore. Brenda këtij viti, Don Xhoni ka arritur shumë suksese në karrierën e tij falë talentit dhe fansave besnikë. Vetëm me një fressstyle në “Gjoni Black Entertainment”, Don Xhoni ka thyer rekord shikueshmërie në TikTok duke arritur 312 milionë shikime. “Make a posë” u kthye shumë shpejt në një hit ndërkombëtar dhe në sfidën më të madhe në TikTok.

Me rastin e këtij momenti të rëndësishëm në karrierën e tij, Don Xhoni ka shkruar një mesazh të gjatë për gjithë fansat e jo vetëm. Reperi shprehet se ky vit ka qenë i bukur, por edhe shumë i vështirë për shkak të pandemisë, që i ka përgjysmuar edhe të ardhurat si çdo artisti tjetër. Don Xhoni premton se fansat do të vazhdojnë të dëgjojnë shumë projekte prej tij, pavarësisht se bën pjesë në një industri, që ai e cilëson si të fëlliqur.