Zjarrfikësit thyejnë soletën e magazinës, asnjë gjurmë nga roja 0 10

Teksa kanë kaluar më shumë se 40 orë nga aktivizimi i zjarrit në magazinën e një qendre tregtare  ende nuk dihet fati i rojes, Arjan Sala.

Për shuarjen e flakëve është thyer soleta, për të bërë të mundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga brenda.Aktualisht po vijojnë kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit.

Në pjesën që zjarrfikësit kanë depërtuar deri më tani, nga kontrolli nuk ka rezultuar të jenë gjendur gjurmë të rojes.

Zjarri ra pasditen e së mërkurë, ndërsa roja hyri brenda godinës sapo dëgjoi aktivizimin e alarmit të zjarrit.

Sipas dëshmisë së familjarëve ai shpëtoi rreth 20 punonjës por nuk mundi të dalë vetë.

Kreu i repartit të zjarrfikëseve pohoi se ende nuk ka gjurmë të 33-vjeçarit, ndërsa kërkimi i tij bëhet i vështirë për shkak të tymit të madh që është në ambientet e brendshme të magazinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Noizy paralajmëron këngën e re: Do të merrni mësim nga pedagogu 0 5

Noizy me ane te nje postimi ka paralajmeruar kengen e tij te re.

“Të premten do të merrni mësim nga pedagogu”, është përshkrimi që Noizy i ka bashkëngjitur këtij publikimi.

Në një tjetër paralajmërim të shpërndarë ditë më parë, kishte shkruar: “Të premten, 18:00, do t’ju mësoj diçka. Mbajeni mend”.

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.