Zgjidhni aventurën tuaj më poshtë! Pesë trendet më të mëdha të flokëve për stinën e dimrit 0 41

Çfarë do të bësh me flokët tuaj këtë dimër? Koha për t’i ndryshuar ato, dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar!

Chris Appleton, stilist i famshëm i Kim Kardashian-West, J Lo dhe Dua Lipa, zgjodhi pesë trendet më të mëdha të flokëve këtë dimër.null

Tani është koha kur ju duhet të bëni ndryshimin e madh? Zgjidhni aventurën tuaj më poshtë!

1 – Balluket “perde”

Nëse nuk keni pasur baluket e këtij lloji në sytë tuaj, me siguri e keni parë këtë trend të flokëve tek të famshëm si Camila Cabello, Jennifer Lopez etj.

“Ne goditëm në shenjë me disa baluke të modelit “perde” te J Lo, disa javë më parë, dhe njerëzit i adhuruan ato”, shpjegon Appleton.

“Unë mendoj se ato janë gjithashtu një mënyrë e thjeshtë për t’i dhënë flokëve një pamje të freskët pa pasur nevojë t’i stiloni shumë, gjë që është pikërisht ajo që njerëzit po kërkojnë tani, veçanërisht duke qenë në thirrjet e Zoom gjatë gjithë ditës”.

2 – Bombshell

Flokët e mëdhenj janë kthyer! Paraqitja “bombshell” nuk është rezervuar vetëm për tapetin e kuq.

“Njerëzit i duan flokët me volum. Duket se si japin dritë dhe shpirt fytyrës”, thotë Chris.

3 – Karamele e ftohtë

Po kërkoni mënyra për të ngritur gjendje shpirtërore? Appleton sugjeron të shkoni me nuanca të lehta dhe me shkëlqim.

Nëse J Lo nuk ju bind, hidhni një sy nga Kylie Jenner, e cila gjithashtu çeli ngjyrën e flokëve në karantinë.

4 – “Bob” është kthyer!

Ndjeni dëshirën për një goditje më të madhe? Është gjithmonë koha e përkryer për një prerje bob.

Përqafoni kaçurrelat tuaja

Chris Appleton thotë: “Njerëzit gjithashtu po përqafojnë flokët e tyre natyralë dhe ata duken kaq bukur”.//Telegrafi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

UPS! Fationi s’i paska punët mirë me Melisën, ÇUDIT me deklaratën e tij: Do ta pështyja… 0 5

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari ka dhënë së fundmi një intervistë për “Glamour Zone”, me Ester Bylykun. Ai bëri një deklaratë të fortë për Melisën, teksa u shpreh se do ta pështynte në fytyrë.

“Konkurrentja që sot do ta pështyja në fytyrë është…”, i tha moderatorja. Fationi u përgjigj pa hezituar, duke thënë “Flokëkuqja”, pra Melisa.

-640-0-603778d3cb284.jpg

 

Kujtojmë se që pas daljes nga emisioni, Fationi ç’nuk ka thënë për ish-konkurrenten. Sipas ish-konkurrentit, Melisa është mashtruese, mendjelehtë, dinake dhe se e ka marrë famën nga takimet e tij me të.

Aksident me pasoje vdekjen… 0 2

Pasditen e sotme ne autostraden Durres Tirane, prane mbikalimit te Fllakes ka ndodhur nje aksident rrugor.

Burime prane redaksise se Albania report treguan se ne momentet e para pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit E.B ka ndaluar mjetin dhe eshte vendosur ne ane te rruges duke pritur ambulancen dhe forcat e policise.

Te pranishmit te cilet e pane ngjarjen nga fillimi pohojne me ngasherim se ishte dicka e tmerrshme per tu pare, aq me pak qe trupi i kembesorit i cili gjeti vdekjen ne kete aksident dergjej pertoke, pa ju afruar dhe pa e prekur njeri deri ne momentin qe ne vendngjarje mberriten forcat e policise.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/albaniareport.al