Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump pret “rrëmujë kaotike” 0 42

Presidenti Trump tha se zgjedhjet presidenciale në SHBA mund të shoqërohen me rrëmujë dhe kushte kaotike dhe se numërimi i votave mund të zgjasë disa javë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha për mbështetësit e tij se ata ndoshta duhet të presin disa javë për rezultatin e zgjedhjeve të së martës. “E gjithë bota dhe vendi ynë do të presin e do të presin e do të presin për të mësuar se kush fitoi, ju do të prisni për javë të tëra”, tha Trump gjatë një mitingu në Njuton të Pensilvanisë. “3 nëntori do të vijë dhe shkojë dhe ne nuk do ta dimë dhe do të kemi rrëmujë kaotike në vendin tonë.”

Mosmarrëveshje për votimin me rrugë postare

Trumpi nuk iu referua për këtë paralajmërim trazirave në rrugë, por numërimit të votave që dërgohen me rrugë postare. Republikanët u përpoqën ta parandalonin zgjatjen e afatit për numërimin e votave në Pensilvani, por dështuan me përpjekjen e tyre.

Kjo do të thotë që votat e dërguara me rrugë postare duke respektuar afatin e dërgimit, duhet të numërohen edhe nëse ato arrijnë tri ditë pas datës së zgjedhjeve më 3 nëntor. Si afat dërgimi vlen data e vulës postare dhe jo dita kur arrin posta në qendrat e numërimit të votave.

Vota vendimtare

Nëse diferenca e votave mes Trumpit dhe Biden do të jetë e ngushtë, rezultatet e votimit në Pensilvani mund të jenë vendimtare, sepse në këtë shtet as republikanët dhe as demokratët nuk mund të llogarisin paraprakisht me një shumicë të sigurtë. 

Trumpi është kundër votimit me rrugë postare, sepse sipas përvojës këtë metodë votimi e përdorin më tepër pasuesit e demokratëve se sa të republikanëve./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tërmeti tragjik/ Varhelyi publikon pamjet e trishta nën rrënoja: BE vazhdon të jetë pranë Shqipërisë, rindërtimi transparent 0 9

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, jep një mesazh në 1-vjetorin e tërmetit tragjik që tronditi Shqipërinë, teksa publikon publikon pamje të trishta nga rrënojat dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

Varhelyi shkruan se edhe pas një viti Bashkimi Evropian vijon të qëndrojë pranë Shqipërisë, duke ndihmuar në rindërtimin e shkollave dhe vendeve të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

“Një vit pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 në Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Evropian në shkurt, Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë, për të rindërtuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore. E rëndësishme është që rindërtimi pas tërmetit ndjek parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe ndërtimit më të mirë”, thekson komisioneri.

 

(BalkanWeb)

Kiara e bëri zgjedhjen e saj “Liqeni i Butrintit apo i Ohrit”? cfarë nënkuptoi ajo me përgjigjen e saj ?! 0 14

Moderatorja Kiara Tito ishte një ndër të ftuarat e të shtunës që lamë pas në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Ashtu siç dihet tashmë, secili prej të ftuarve merr pjesë në afterparty-n pas emisionit, ku përballet me pyetje pikante të cilave duhet t’i përgjigjet.

Kësaj here, pyetjet Kiarës ia bëri mikesha e saj e ngushtë, moderatorja Liesa Haxhiasllani.

Kiara s’mund t’i shpëtonte kurrësesi një pyetjeje lidhur me këngëtarin Butrint Imeri, me të cilin është përfolur aq shumë për një lidhje por nuk e ka pranuar kurrë.

Në fakt, pyetja që iu bë ishte me spec, pasi Kiara u vu përballë zgjedhjes:

“Më i bukur liqeni i Butrintit apo i Ohrit?”

“Të dy të bukur janë”- u përgjigj ajo, por e pyetur se ku ka kaluar më mirë, ajo theksoi atë të Ohrit.

Me këtë përgjigje, moderatorja nënkuptoi edhe një mesazh për të gjithë kuriozët, duke lënë të kuptohet se Butrinti është “e shkuar e harruar”, të cilën s’preferon ta rikthejë më në jetën e saj, pasi nuk ka kaluar “edhe aq mirë”.