Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha flet me emra: Beteja do të vijojë në të gjitha frontet, mënyrat e mundësitë, përfundimi do të jetë rrëzimi i regjimit 0 10

Kreu i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se beteja e tij për zgjedhjet e 25 prillit do të vijojë. Ai ka folur me emra këtë herë duke akuzuar një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasuar nga Tom Doshi e Aqif Rakipi.

Basha thotë se viktimat e ‘masakrës elektorale’ të 25 prillit nuk janë PD dhe kandidatët e saj, por qytetarët shqiptarë.

Saktësisht Basha akuzon Edi Ramë, Tom Doshin bashkë me 3 deputetët e PSD, Aqif Rakipin dhe djalin e dhëndrin e tij që dolën deputetë, Vangjush Dakon bashkë me 3 deputetët e Durrësit, Ilir Ndraxhin, Jurgiis Çyrbjen dhe Rrahman Rrajën, si dhe Aurora Marën.

Ai garanton se përfundimi i betejës që ka nisur PD tashmë do të jetë në të gjitha frontet për të sjellë në fund ‘rrëzimin e regjimit’.

FJALA NGA LULZIM BASHA

Së dyti, 25 prilli është një masakër elektorale viktima e të cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të pa precedentë të krimit të organizuar parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, shkrirjes së vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit nuk ja doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtë2zakonshëm të shqiptarëve ndaj dhe detyrimi ynë i parë është para të gjithë shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm para kandidatëve për deputetë apo para militantëve, mbështetësve të Partisë Demokratike që kanë bërë një betejë historike duke pasur gjithçka kundër dhe ja kanë dalë në këtë betejë bashkë me të gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën dhe besimin se ky vend mund dhe do të ndryshojë. Thënë kjo një gjë është e sigurt ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Të gjithë kamerat dhe mikrofonët e meidas së lirë do të drejtojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre, te dyshja apo më mirë të themi treshja Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të Departamentit të Shtetit? Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të Departamentit të Shtetit bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës Jurgis Çyrben e kokainës dhe Plarent Dervishit, me Rrahamn Rrajën e kokainës dhe familjes së tij dhe klanit të tij kriminal dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Si i morën votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit, një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit? Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge? A mund të pranojë Shqipëria që nga njëra anë sot mban me krenari trashëgiminë e anëtarësimit në NATO gjatë kohës që qeveriste Partia Demokratike në  këtë ushtrim të pa precedentë ushtarak, mban, pra, me krenari këtë peshë, këtë përgjegjësi që nga ana tjetër shkatërron themelet e demokracisë, viktimat e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë është të qëndrojmë fort dhe të luftojmë fort për rikthimin e  demokracisë në vend i cili është një nga kushtet kryesore që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe është një kusht i patejkalueshëm për të avancuar drejt asaj që kemi premtuar dhe do të bëjmë realitet me gjithë shqiptarët anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë, shqiptarëve. Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Neutralizoi 32-vjeçarin që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”, Veliaj i jep të riut titullin “Mirënjohja e Qytetit” 0 6

Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill nga sot do të jetë mirënjohja e Tiranës.

I riu është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne.

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët. Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët. Unë besoj që asnjë prej nesh nuk e merr me përshkrim pune gjënë e mirë që duhet të bëjë. Disa njerëzve iu vjen nga brenda dhe instiktive, ndaj shpesh them, mos prisni që të jetë shteti kudo. Çdo njeri që sheh një nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në një shkollë, apo në një shesh, mos prit të të vijë urdhri nga shteti të reagosh, shihe atë nevojë dhe plotësoje. Pastaj mirënjohja dhe falenderimi sigurisht që do të vijnë. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim”, tha ndër të tjera Veliaj.

Vetë i riu i cili guxoi dhe ndaloi çmendurinë ditën që përkoi me atë të votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, u shpreh se ndihet mjaft i vlerësuar.

“Nuk e kisha menduar kurrë! Është diçka vërtet e çuditshme në një kohë kaq të shkurtër për mua, por ndjehem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar nga shqiptarët anembanë dhe posaçërisht nga Lali Eri, kryetari ynë dhe nga të gjithë absolutisht. Ju falenderoj shumë të gjithëve,” u shpreh Klodiani.

 

 

Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve, u mbyll pa persona të lënduar, vetëm se në atë moment të shesh ndodhej i riu Klodian Elqeni, vetëm 22 vjec, i cili, me një veprim tejet të guximshëm arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Nisma për shkarkim, Meta letër Komisionit të Ligjeve: Keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse nga Kuvendi njëpartiak, vegël e partisë-shtet 0 6

Ndërsa komisioni i Ligjeve, pritet të shqyrtojë sot kërkesën e 50 deputetëve të PS për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit i drejtohet me një letër anëtarëve të këtij komisioni.

Në letrën drejtuar Kuvendit, Presidenti i Republikës shprehet se në asnjë prej njoftimve përcjellë presidencës nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

“E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.

Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.”- shkruan Meta në letër, ndërsa thekson se Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

 

 

Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:
Në asnjë prej këtyre njoftimeve nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

Pavarësisht mungesës së objektit në e-mailin tuaj thjesht njoftues, dhe aspak sqarues apo parashtrues të ndonjë kërkese, duke respektuar të njëjtën rrugë komunikimi, atë elektronike, përfitojmë nga rasti t`ju risjellim në vëmendje se:

E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.
Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.

Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

 

Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak, është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës, dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill.

Eshtë momenti, që para së gjithash, t`i risillet në kujtesë Kuvendit edhe një herë, përmes Komisionit të Ligjeve se:
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që prishi marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe realizoi ndryshime të njëanshme në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, pa konsensus dhe me një procedurë të përshpejtuar, me qëllim krijimin e epërsive elektorale në një garë politike siç ishin zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe dëmtimin e opozitës së bashkuar në garën elektorale;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përgjatë këtyre 2 viteve ka miratuar 62 ligje antikushtetuese, duke minuar parimin e shtetit të së drejtës, kontrollit dhe balancës mes institucioneve, barazisë përpara ligjit, në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përmes ligjeve klienteliste, ka dhënë me koncesion pasurinë publike të shtetasve shqiptarë, në përdhunim të interesave të tyre;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që nuk ka kryer asnjë proces hetimor parlamentar, për të gjithë veprimtarinë e korrupsionit legjislativ që ka shoqëruar procesin e miratimit të ligjeve klienteliste, të posaçme, të bëra me porosi;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që së bashku me anëtarët e tij në KQZ, realizoi votimet një partiake në 30 qershor 2019 për pushtetin vendor, pa garë, për të emëruar përfaqësuesit e tyre;
– Është pikërisht ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që në bashkëpunim me përfaqësuesit e tij të emëruar në pushtetin vendor, prishi Teatrin Kombëtar në 17 maj 2020, përgjatë periudhës së pandemisë;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që në këto kushte, kohë e rrethana, nuk gëzon legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore, pasi veç të tjerave, si në asnjë vend tjetër demokratik, ky Kuvend nuk ka opozitë brenda tij!

Por gjithsesi, nëse ju mendoni se jeni të aftë, jeni në kohë dhe keni ndonjë grimcë legjitimiteti, dhe dëshironi të zbardhni vërtet krimet zgjedhore, që disa prej jush aty brenda në Kuvend kanë konsumuar, apo për të hetuar se përse autorët e krimeve zgjedhore nuk u dërguan përpara drejtësisë, atëherë i bëjmë me dije Kuvendit se, mund ta filloni këtë proces me mbledhjen dhe vlerësimin e disa fakteve ulëritëse.