Zbuloni cila është dita juaj me fat për 2021-in, bazuar në shenjën e HOROSKOPIT! 0 51

Fatmirësisht, të paktën nga ana astrologjike, 2021-i nuk duket kaq “i rëndë dhe sfidues” sa 2020, prandaj konsiderohet si vit me më shumë fat se ky që po lëmë pas. Ndërkohë që aspekte të ndryshme planetare kanë fuqinë të ndezin magjinë tek të gjithë ne, ka gjithnjë një ditë të caktuar ku ti do të favorizohesh nga universi më shumë se të tjerët! Zbuloni cila është dita juaj për vitin e ardhshëm dhe rrethojeni në kalendar!

Dashi- 26 mars-Prisni të ndjeni flutura në stomak!

Demi- 17 janar-Do të jeni të aftë të përfitoni nga avantazhet dhe do të ndiheni më të motivuar se asnjëherë më parë

Binjakët- 31 maj

Bëhu gati të shpalosësh gjithë talentin, pasi fati do të jetë i gjithi në anën tënde.

Gaforrja – 23 qershor-Jeta romantike do të shkëlqejë dhe fantazitë tuaja mund të bëhen reale!

Luani- 13 korrik-Jeta do të jetë më emocionuese se kurrë dhe romanca po pret që ti thjesht ta shijosh gjer në fund!

Virgjëresha- 12 korrik-Prisni qartëse, mendje të hapur, komunikime të thella dhe shumë harmoni

Peshore- 6 shtator-Do të shkëlqesh në çdo gjë që do të marrësh përsipër të bësh atë ditë

Akrepi- 17 nëntor-Pasion dhe kënaqësi!

Shigjetari- 21 maj-Ditë në të cilën mund të krijosh diçka që mund të zgjasë përgjithmonë!

Bricjapi- 23 gusht-Ditë e mbushur me mundësi, prandaj bëni lëvizje të fuqishme

Ujori- 11 shkurt-Energji pozitive dhe shanse nga ato që keni pritur prej kohësh!

Peshqit- 21 qershor-Bëni çfarë të ndjeni, universi është me ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 9

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.