Zbulohet përbërja bimore që kthen nuhatjen e shijen pas infektimit me koronavirus 0 116

Humbja e nuhatjes dhe shijes është një nga shenjat e infektimit me koronavirus. Personat e sëmurë me Covid-19 shpesh ankohen, ndërsa specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se kjo ndodh pasi dëmtohen receptorët.

I ftuar në “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka, Merja thotë se duhen pak ditë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme, edhe pasi pacientët janë shëruar nga Covid-19. Ai sugjeroi avuj me kanellë vetëm 1 herë në darkë ndërsa gjatë ditës mund të zihet një sasi kanelle dhe të përdoret me kujdes.

Referuar qelizave trunore, Merja sqaron se për të qetësuar sistemin nervor, ai këshillohet përdorimi i një çaji me bar blete, apo borzilok, livando e rozmarinë që na kthen në jetën aktive edhe më energjikë. Gjatë emisionit Merja u ka dhënë përgjigje edhe shumë telefonatave nga shikuesit e TV “News24”.

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U përfol se hyri mes Jenniferit dhe Alexit, flet për herë të parë Madison LeCroy 0 3

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas disa vitesh së bashku. Lajmin e konfirmuan vetë dyshja përmes një deklaratë për “Today”.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, thanë ata.

Ndërkohë në rrjet kanë qarkulluar lajme se shkaku i ndarjes është bërë tradhtia nga ana e Alex-it. Sipas këtyre lajmeve, ai e ka tradhtuar Jennifer-in me Madison LeCroy.

Kjo e fundit është pyetur për ndarjen e çiftir nga “Page Six” dhe është përgjigjur shkurt.

“Më kapët të papërgatitur! Ju uroj atyre më të mirat”, ka thënë Madison.

Prekëse, mjekët përulen para trupit të vajzës, zemra e së cilës u transplantua te 27 vjeçari 0 3

Ministri i Shëndetësisë  së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe ka bërë publik ku mjekët përulën para grupit të vajzës e cila humbi jetën në aksident, zemra e së cilës u transplantua në trupin e 27-vjeçarit.

Filipçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ky është një moment historik, ku e reja që humbi jetën në aksident shpëtoi jetën e një  tjetër bashkëmoshatari të saj.

Nuk ka fjalë për të shfaqur falënderim për familjen. Nuk ka fjalë për të cilat mund të përshkruhet alturizmi dhe madhështia e dhënies së organeve. Në momente të pikëllimit të madh të merret vendim për dhurim të organeve është definicioni i humanitetit”, tha Filipçe.