Zbulohet e vërteta e martesës së famshme të Melisës dhe Andit! 0 13

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, vazhdojnë që të jenë mjaft të komentuar në media pas thashethemeve se mund të jenë në një lidhje dashurie.

Edhe pse nuk kanë konfirmuar asnjëherë lidhjen e përfolur, në rrjete sociale shpërndahen hera-herës foto ku tregojnë se janë bashkë ngado.

Madje së fundmi po qarkullon lajmi se ish-konkurrentët e programit Përputhen janë kurorëzuar me martesë.

Dyshimet për një martesë të mundshme janë bërë për shkak të një fotografie të publikuar ku shihen Melisa bashkë me Andin veshur me rroba zyrtare.

 

Afterparty.al zbuloi se Melisa i mohon këto fjalë duke thënë: “Nuk jam martuar, nuk jam martuaaar!”, madje në live Melisa tregoi edhe dorën që nuk ka një unazë.

Por e dini si qëndron e vërteta??

Afterparty.al iu zbulon se në të vërtetë dyshja është në xhirimin e klipit të Lleshit. Kjo vërehet qartë edhe nga fotoja më poshtë. Kënga do titullohet “Leje” dhe pritet të vijë shumë shpejt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 3

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 6

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al