Zbardhet përplasja mes dy grupeve në Tiranë/ Si nisi konflikti mes biznesmenëve, plumbat kapën dhe një kalimtar 0 32

TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e biznesmenit 42-vjeçar Sino Llanaj, pak më parë në Tiranë. Ka pasur një përplasje mes dy pronarëve të një objekti në ndërtim, përkatësisht Sino Llanaj dhe Albert Allmuçës, të cilët kanë shkuar në vendngjarje të shoqëruar me persona të tjerë.

Nga përplasja me armë është plagosur biznesmeni Llanaj, si dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodian Komino, i cili një plumb rikoshetë e ka kapur në kofshë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe roja i objektit, Shkëlzen Biberi.

Dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira.
Vetëm katër ditë më parë ka pasur një konflikt fizik mes dy pronarëve dhe banorëve, të cilët kërkojnë ndërtimin e pallatit sipas kontratës.

Ndërkohë, ditën e sotme ka qenë investitori Sino Llanaj fillimisht në objekt, bashkë me disa shoqërues, dhe më pas ka shkuar edhe pronari Allmuça, edhe ai me disa persona të tjerë. Pas konfrontimit fizik, ka pasur të shtëna nga grupi Allmuça, ku është plagosur biznesmeni Llanaj dhe kalimtari. Burime nga policia thonë për gazetaren Bezat se është identifikuar personi që ka qëlluar me armë dhe po punohet për kapjen e tij. Në dëshminë e parë pas plagosjes, Sino Llanaj ka thënë se autor është shtetasi Albert Allmuça.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U përfol se hyri mes Jenniferit dhe Alexit, flet për herë të parë Madison LeCroy 0 3

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas disa vitesh së bashku. Lajmin e konfirmuan vetë dyshja përmes një deklaratë për “Today”.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, thanë ata.

Ndërkohë në rrjet kanë qarkulluar lajme se shkaku i ndarjes është bërë tradhtia nga ana e Alex-it. Sipas këtyre lajmeve, ai e ka tradhtuar Jennifer-in me Madison LeCroy.

Kjo e fundit është pyetur për ndarjen e çiftir nga “Page Six” dhe është përgjigjur shkurt.

“Më kapët të papërgatitur! Ju uroj atyre më të mirat”, ka thënë Madison.

Lamtumira e Fundit për Princ Philip! Duka që do të mbahet mend si një njeri me ‘guxim 0 3

Pas kambanave dhe të shtënave të armëve, Princi Philip u largua nga Pallati Windsor, në udhëtimin e tij të fundit.

I shoqëruar nga 730 forca ushtarake, në makinën e dizenjuar nga vetë ai, trupi i princit u zhvendos nga Kështjella në Windsor për në Katedralen Saint Thomas .

Sipër arkivolit u vendosën zambakë, të zgjedhur nga vetë mbretëresha, si për të kujtuar edhe njëherë të fundit se ajo vazhdon të jetë “ His Lilibeth”.