Xheloze për vajzat e tjera, Flavia përlotet përballë Saimirit në takim! 0 35

Emisioni shumë  i komentuar nga publiku, “Love story” në “Tv Klan” ka nisur ndjenjat e para.

Vajzat kanë nisur të xhelozojnë njëra-tjetrën dhe madje të qajnë për Saimirin, ashtu siç bëri Flavia në takimin e tyre të shkurtër.

Teksa bisedonte me Saimirin, ai e pyeti Flavian kush ia kishte dhuruar buqetëm me trëndafila të cilën e kishte publikuar disa ditë më parë në Story.

Teksa nisi të shpjegonte historinë e buqetës, Flavia u përlot duke treguar se u ndje shumë keq që Saimiri nuk e ftoi në takim teksa foti disa vajza të tjera dhe një shoqe i kishte dhuruar buqetën me trëndafila për ta bërë të ndihej më mirë.

Gjithashtu, Flavia i shprehu Saimirit xhelozinë e saj për puthjet e tij me vajza të tjera.

Flavia: Do thoja për puthjen që the është stacion, jo destinacion.

Saimiri: Në njohje ti ke një pëlqim ndaj dikujt ose ke një ndjenjë dhe vazhdon me një puthje. Unë nuk mund vetëm të fërkoj duart këtu dhe…

Flavia: S’jam dakord. Nëse jemi 18 vajza, ti i puth të 18-ta pastaj

Saimiri: Po pse i kam puthur të 18-ta, unë kam pasur shumë takime dhe nuk i kam puthur.

Flavia: Ke puthur dy, ti s’mund t’i ndjesh të dyja njëkohësisht. Ti duhet të puthësh atë që ndjen më shumë. Njëra duhet veçuar.

Saimiri: Unë për shembull nuk kam pasur takim me ty dhe nesër pasnesër mund të kemi një takim bashkë dhe unë atë ditë mund të ndihem shumë mirë me ty dhe lind një puthje. Tani ta frenoj veten unë që jo mos e puth Flavian sepse kam puthur Silvanën.

Flavia: Ti përderisa e ke puthur je ndjerë mirë në atë moment dhe pas atij momenti ti i bie që e hedh poshtë atë dhe e bën të ndihet keq.

Saimiri: Ti ke pasur histori dashurie, ke pëlqyer dikë, si i ke thënë ti? Deri kur të martohemi nuk do puthemi? Kur e ke puthur dikë, në çfarë rasti?

Flavia: Normal që jo por kjo është gjë tjetër. Po e kam puthur por një, jo…

Saimiri: Po unë s’jam vetëm këtu, po të isha vetëm do të të puthja vetëm ty.

Flavia: Unë s’jam dakord me këtë.

Saimiri: S’je dakord? Do puthemi vetëm në fund bashkë?

Flavia: Po. Ose kur të ma mbushësh ti mendjen.

Saimiri: Ti kishe hedhur një buqetë lulesh në Instagram, kush ti ka dhuruar? Mendoj se gjyshja nuk dhuron buqeta dashurie.

Flavia: Atë ditë që kam marrë lulet…më vjen për të qarë tani. Thjesht u ndjeva shumë keq që nuk isha në takim edhe…

Saimiri: Po pse nuk më the mua ti të na kisha nisur një buqetë edhe më të madhe?

Flavia: Isha shumë e mërzitur atë ditë sepse mendova se do ta kisha takimin dhe po flisja më një shoqe. Ajo nuk jeton këtu. Thjesht më bëri ato lulet që të bëhesha pak më mirë.

Saimiri: Unë do të të sjell një kamion me lule! Unë thash se kush ti kishte dhuruar. Nuk e kam ditur që je ndjerë kaq keq për këtë gjë. Nuk do të të bëj të ndihesh më keq./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 8

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.

Si duket trupi i Sarës, pas lindjes se Poem Blu?Ja ku e keni një FOTO të sajëj, to vetëm me bikini! 0 8

Pas lidhjes me reperi me njohur, Ledri Vula dhe pas ardhjes në jetë të Poem Blu, Sara Hoxha ka bërë për vete publikun shqiptar. Ajo ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, megjithatë është rikthyer shumë shpejt në formën e duhur.


Sara vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi na ka befasuar me postimet e fundit që ka publikuar në rrjete sociale duke vënë në fokus linjat trupore.


Vetëm në bikini; trupi i Sarës është “on fleek”, në super formë. Siç mund ta shihni në foton më poshtë.