WOW! Kim Kardashian uron publikisht Anxhelinën dhe këngëtarja shqiptare po “çmendet” 0 29

Anxhelina ka përfunduar në Instagram-in e Kim Kardashian dhe gjeni se për çfarë?

Ylli i “Keepiing Up With The Kardashians” ka ndarë në adresën e saj në Instagram, që është një ndër më të ndjekurat në mbarë botën, këngën më të fundit të Anxhelinës, Precious. Këngëtarja shqiptare është shoqja më e mirë e grimierit të Kim, Ariel dhe siç duket kjo ka qenë një ndër arsyet pse Kardashian ka publikuar projektin e fundit muzikor të artistes shqiptare.

Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, ka shkruar Kim.

Sigurisht që ky postim e ka lumturuar pafund Anxhelinën, sepse jo të gjithë arrijnë të njihen nga Kim Kardashian dhe aq më tepër të kenë një postim të dedikuar në profilin e saj në Instagram. Anxhelina e ka falenderuar disa herë Kim për mbështetjen, duke vënë në dukje faktin se ajo është një gratë më të suksesshme, por edhe më modeste në botë.null

“Wow! Shumë faleminderit Kim Kardashian! Nuk e ke idenë se sa shumë do të thotë mbështetja jote për mua. Kam punuar për këtë këngë shumë gjatë. Kjo është përtej! Faleminderit

Mbretëresha e botës! Faleminderit! Zemra ime është shumë e mbushur tani! Jam më shumë se mirënjohëse! Gjithë gjërat e mrekullueshme që ti po bën me reformën e burgjeve dhe të qenurit kaq modeste me gjithçka që ke bërë asnjëherë nuk kalon pa vëmendje! Nga ajo çfarë unë kam parë me syrin e publikut dhe ato që Ariel më ka treguar për ty, ti ke një zemër shumë të bukur! Pa dyshim po lë pas një trashëgimi të mrekullueshme! Dhe si grua vetë jam shumë e lumtur të shikojë se si gratë si ty mbështesin gratë si unë! Faleminderit pafundësisht!”, shkruan Anxhelina.

Këngëtarja u rikthye me “Precious” pas 9 vitesh mungesë në tregun muzikor dhe përfundimisht tashmë mund të themi se pritja ja ka vlejtur./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Java e ditëlindjes sapo ka filluar dhe Rina Balaj mori surprizën më të bukur! 0 8

Megjithëse ditëlindja e saj është 3 ditë më pas (27 janar), këngëtarja Rina Balaj i ka nisur që tani festimet për ditën e saj speciale.

Së bashku me partnerin, Sin Boy, ajo është nisur drejt Turqisë për të shijuar disa ditë pushimi dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videot e shumta.

Festa e ditëlindjes ka nisur që mbrëmë, teksa Rina mori surprizën më të bukur me tortë e fishekzjarre.

Çifti takoi disa miq dhe u argëtuan në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa këngëtarja u shfaq super seksi me veshjen e ditëlindjes që i tregonte format.

Njëra prej dhuratave të mbrëmjes ishte një arush gjigant, ndërsa ne po presim me kuriozitet dhuratat në ditët në vazhdim.

Në tre vite karrierë, këngëtarja është rritur profesionalisht dhe sherret ia ka lënë pas të shkuarës. Ajo zgjidhi “mosmarrëveshjet” me Taynën dhe pse jo, vajzat mund t’i shohim të ardhmen në një bashkëpunim.

Nërkohë, Rina është tepër e përkushtuar në projektet e saj të reja dhe ka njoftuar se vitit 2021 po vjen me surpriza nga ana e saj!null

Kjo pasi këngëtarja po punon fort për një album të ri, për të cilin është tepër e inspiruar.

Rina ka treguar në një postim në InstaStory se e ka gati një këngë zjarr, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të vitit 2021!

Për më tepër, Rina ka kërkuar edhe ide nga fansat për emrin e albumit, në mënyrë që t’i përfshijë edhe ata sa më shumë në projektin e saj.

“Dhe oh! Meqë ra fjala, shkruajta një këngë zjarr! (pjesë e albumit të 2021-shit) Më jepni ide emrash për album”- shkruan Rina.

Nuk kemi ende një datë lançimi, por jemi të gjithë sy e veshë./iconstyle

Nuk e ka takuar ende mbesën e tij! Kjo foto e babait të Ledrit na preku zemrat! 0 16

Ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë Poem Blu, e cila i ka ndryshuar totalisht ata sikundër na kanë treguar edhe vetë.

Ndonëse postimet e shumta në rrjetet sociale nga babi Ledri dhe mami Sara nuk mungojnë, vlen të përmendet fakti se fansat nuk dinë shumë detaje rreth Poemës së vogël, e cila për momentin ndodhet në Gjermani.

Ditën e djeshme gjyshja e saj Xheraldina ishte e ftuar në Live From Tirana, ku tha se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo tregoi se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim.

Duke qenë se Sara dhe Poema janë në Gjermani e nuk kanë mundur të vijnë së bashku me reperin në Kosovë këtë herë, deri tani as Xheraldina e as babai i Ledrit, Agroni, nuk kanë mundur ende ta mbajnë në krahë.

Ditën e sotme Xheraldina ka ndarë një foto që na ka ngrohur të gjithëve zemrat. Ajo ka postuar një foto të Agroni në zyrë, ku shihet tek pozon krah kopjuterit të tij, ku ndodhet si wallpaper një foto e Poemës.

E pyes: Ku je,me kë je?

Më dërgon foto si përgjigje.”-ka shkruar Xheraldina.

Ku ka si dashuria e gjyshërve!/iconstyle