
Një deklaratë e fortë që evokonte kohën me të errta të konflikteve të përgjakura në ballkën, nga ama e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ka ndezur sot gjakrat në Prishtinë Tiranë dhe Kosovë. Duke përdorur ngjarjete fundit të konfliktit mes Armenisë dhe Azerbaxhanit, Vuçiç përmendi një skenar të ngjashëm nëse Serbia dhe Kosova nuk gjejnë rrugën drejt paqes.
“Shumëkush mendon se tani gjendemi në pozitë shumë më të mirë për sa i përket Kosovës, për shkak të situatës së brendshme atje, dhe se deri në dhjetor apo janar Serbia nuk pret aq shumë presion nga fuqitë e mëdha. Por konflikti në Nagorno-Karabak tregoi se një konflikt i grirë mund të kthehet në katastrofë të vërtetë”, tha kreu i shtetit serb.
Për të kuptuar se sa provokuese dhe e rrezikshme është deklarata e uftimet për kontrollin e këtij rajoni kanë shpërthyer qysh më 27 shtator duhet sqaruar ajo që ndodhi në majat e Nagorno-Karabakut. Me prishjen e Bashkimit Sovjetik, kjo pjesë që ishte brenda kufijve shtetërorë të Azerbaxhanit, por banohej nga mbi 90% prej popullsisë armene donte të bëhej e pavarur. Natyrisht Azerbaxhani nuk e lejonte dhe për këtë filloi lufta.
Në atë kohë Armenia qe më e fortë dhe futi ushtrinë e saj duke pushtuar jo vetëm malësitë e Karabakut por edhe zonat përreth. kjo situatë zgjati pëe dy dekada e gjysëm, derisa Azerbaxhani filloi luftimet për kontrollin e këtij rajoni më 27 shtator. Ekuilibri i forcave, ndihma që i dha diktatorit Aliev Erdogani dhe shpërfillja e Armenisë nga Rusia bënë që azerët ti fitonin tokat e humbura dhe të nënshkruanin një fitore me marrëveshjen e paqes që u nënshkrua në fillim të kësaj jave, duke rikthyer në favor të tyre shumë territore.

Zona me blu te thellë teritoret e fituara nga Azerbaxhani dhe she me viza diagonale zonat qe do ruhen nga ushtria ruse pas marreveshjes se paqes
Pikërisht këtë nënkupton përmendaj e kësaj nga Vuçiç e cila lë të kuptohet se Sebia mund të veprojë si Azerbaxhani.
Kjo ka ngjallur reagime të forta në Prishtinë.
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani e ka konsideruar fjalën e homologut të saj si kërcënim për luftë. Osmani ka kërkuar që përgjigja për këtë çështje të vijë nga BE. “Unë pres që BE dhe NATO të përgjigjen ndaj këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiç”, shkruajti ajo në Tëitter.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklarimet e presidentit të Serbisë nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, ndërsa në anën tjetër Ministria e Jashtme e Kosovës theksoi:“Kosova nuk është as Nagorno Karabak, as konflikt i ngrirë, krahasimet e qëllimshme të Vuçiqit tregojnë qartazi qëllimin për destabilizim dhe krijimin e tensioneve të reja në rajonin e Ballkanit”.
Edhe në Tiranë kjo nuk kaloi në heshtje. Ish kryeministri i kohës së luftës dhe ministri i tanishëm i diasporës
Pandeli Majko shkroi: “Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian. Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi”!
Ndërsa në Beogard pasi hodhën gurin u munduan të fshehin dorën. Teksa pa reagimet e forta nga shqiptarët Serbia zyrtare reagoi duke i quajtu deklarata shqiptare si histerike. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se mesazhi kryesor i Vuçiqit sot ka qenë se, për Serbinë dhe popullin serb, “paqja është më e rëndësishmja”. “Nëse përfaqësuesit shqiptarë në Prishtinë janë njësoj të interesuar për paqe, ata duhet ta mirëpresin dhe mbështesin një angazhim të tillë nga Beogradi”, tha Petkoviq.
“Serbia dhe presidenti i saj konfirmojnë vazhdimisht, edhe me fjalë, edhe me vepra, se ne jemi garantuesi më i fortë i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe këtë e kuptojnë dhe e mbështesin të gjithë faktorët relevantë nga bashkësia ndërkombëtare”, u mundua të qetësojë gjakrat ai./lapsi.al