Vrasja e të riut nga polici, Lleshaj komenton dorëheqjen: Akt moral dhe politik, nuk kam përgjegjësi për ngjarjen 0 20

Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj ka komentuar vendimin e tij që e çoi drejt heqjes dorë nga detyra e tij, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. 

Ai tha për ‘Opinion’ se dorëheqja ishte akt moral dhe politik, ndërsa shtoi se nuk ka përgjegjësi për ngjarjen

“Sigurisht që dorëheqja është pranuar sepse është e parevokueshme dhe është atuomatikisht e pranueshme dhe e pranuar. (Rama). Dorëheqja është një akt moral, i rëndësishëm dhe merret atëherë kur ndërgjegjja arrin në përfundimin që duhet bërë ky akt, këtë vendim e kam marr që herët, siç e tha dhe Kryeministri por sot e finalizova pas takimit me KM. Dorëheqja jepet vetë, është një akt individual dhe sovran i imi. E vetmja kontradiktë është kontradikta me përvojën e krijuar në Shqipëri lidhur me dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka një dimension human në radhë të parë. Kemi vrasjen e një djali të ri. Së dyti ka një tension politik. Unë dua të distancohem nga një praktikë e shëmtuar e drejtimit të gishtit në çdo gjë që ndodh tek dikush. U bë disa ditë që persona që kanë përgjegjësi për shumë tragjedi kanë ngritur padrejtësisht gishtin dhe dorën kundër policisë, ndërkohë që u mungon ndërgjegjja dhe i kanë lënë shtetit një borxh shumë të madh siç është 21 Janari. Edhe pse nuk kam përgjegjësi për ngjarjen e jap si argument politik. Ata kërkuan që të japë dorëheqjen Lleshaj, tani çfarë do të bëjnë ata.”, tha Lleshaj./BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

”Nuk ma ha…”/ NOIZY po bën bujë me DISS-in e tij, reagon sërish STRESI: Le t’lehin klyshat…[FOTO] 0 5

Një ditë më parë, Stresi reagoi pas diss-it të bujshëm të Noizyt me këngën e fundit “Nje herë e mirë”. Ndonëse ky i fundit deklaroi se kënga nuk ishte diss ndaj askujt, në fakt thuhet se i adresohet dhe Stresit që njihet si kundërshtari i tij në rep.

“Mos pritni diss prej meje, as nuk shaj askënd se jemi rrit, por meqë doni realitet, po realitet priteni. Po foli i fundit.”, shkroi Stresi një ditë më parë. Por duket se reperit nuk i ka dalë akoma inati dhe ka reaguar sërish. Ndonëse nuk përmend emra, ai nënkupton se i adresohet këngës së Noizyt, i cili i cilëson rivalët e tij si “peshq të vegjël” përballë një “balene”.

“Po foli i fundit: Janë mësuar publiku duan dhunë, duan lojra, duan instagram, duan followers? Mua s’më ka hangër dhe nuk më ha për asnjë sa për repera, kam ecur me respekt dhe kam bërë mirë kudo. Unë nuk e gjej veten në asnjë diss sepse nuk e kam bo veten ndryshe. Kush dojnë beef me mu I swear sa për personal e pres pa hezituar.”, shkruan ndër të tjera reperi.

stresi_140372064_892800531261346_4602888662812156572_n-1-640x1137.jpg

Personalitetet e politikës shqiptare urojnë Joe Biden 0 7

Betimi i Joe Biden si Presidenti i 46-të i SHBA-ve është pritur mirë nga prosonalitetet e politikës shqiptare, teksa nuk kanë munguar edhe urimet.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për emërimin si President i SHBA-ve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se tashmë Amerika ka provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundshëm.

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Gjithashtu edhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet një urimi të shkurtër në rrjetin social “Twitter” ka uruar Presidentitn e ri të SHBA. Ajo thotë se sytë e botës tashmë janë tek Biden dhe Amerika.

“Urime Presidentit JoeBiden Zv/Presidentes KamalaHarris. Sytë e botës janë drejt teje!”- shkruan Xhaçka.

Më herët ka qenë Presidenti Meta, që ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Kamila Harris.

Nëpërmjet mesazhit të urimit  Meta thekson se “jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.”– shkruan Meta./Opinion.al