Votimi i Kodit Zgjedhor pa pritur Venecian, McAllister i shqetësuar: Ndryshimet e njëanshme thellojnë krizën politike para zgjedhjeve të 25 prillit 0 34

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister, ka reaguar pas deklaratave të maxhorancës se Kodi Zgjedhor do votohet ditën e nesërme.

Përmes një shënimi në Twitter, ai shpreh shqetësimin për këtë vendim dhe thotë se ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë edhe më tej klimën e mosbesimit.

Kjo sipas McAllister do të ishte joproduktive për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Postimi i plotë:

Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të #Shqipërisë është caktuar për nesër.

Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Screenshot_2.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fjolla Morina ‘përplas’ prokurorin dhe drejtuesen e organit të akuzës në Kukës, njëri kërkon të dënohet për ‘Armëmbajtje pa leje’ e tjetri për ‘Trafik armësh” 0 6

Çështja e Fjolla Morinës ka sjellë ‘përplasje’ në Prokurorinë e Kukësit.

Bëhet me dije se drejtuesja e Prokurorisë ka kërkuar që Fjolla Morina të gjykohet për trafik amrësh, bashkë me biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji, të cilët më parë u lanë të lirë.

Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga prokurori i çështjes, i cili e ka regjistruar çështjen e Morinës për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, ndërsa për dy të tjerët ka kërkuar të lihen të lirë.

Kujtojmë se këngëtarja u kap pak muaj më parë në doganën e Morinës me dy armë zjarri pistoleta me vete, teksa udhëtonte drejt Tiranës me Fitim Muji dhe biznesmenin, tani më i fejuari i saj Fisnik Syla.

(newsbomb)

Çelja e negociatave/ Merkel: Për Shqipërinë nuk premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt 0 6

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë qysh këtë vit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Krahas parlamentarëve të vendeve anëtarë në konferencë virtuale, një lloj bilanci i punës së Gjermanisë si kryetare e radhës së BE-së, e morën fjalën edhe parlamentare nga vendet kandidate. Në emër të Shqipërisë ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila në pyetjen e saj se kur do të miratohet korniza negociuese, e falënderoi kancelaren dhe BE-në për programin e Komisionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmën në kohën e  pandemisë.

Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm dhe të Evropës së BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi përkatës është marrë në mars të këtij viti. Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese. Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman./DW/