Von der Leyen: Na duhet sa më shpejt një marrëveshje për planin e rimëkëmbjes 0 35

Videokonferenca e liderëve të BE-së, siç pritej, nuk e zhbllokoi veton e Polonisë dhe Hungarisë për paketën ekonomike prej 1,8 trilionë euro, që po mban peng të ardhmen e Europës, por mesazhi është i qartë, Blloku nuk është i gatshëm të bëjë kompromis për respektimin e Shtetit të së Drejtës.

“Komisioni Europian mbështet marrëveshjen e arritur në negociata dhe, për mua, është gjithashtu e rëndësishme që e ardhmja të ketë një buxhet, me mekanizmin e Shtetit të së Drejtës”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në fund të samitit të BE-së.

“Vendet anëtare duhet të gjejnë një zgjidhje, sepse miliona qytetarë po presin një përgjigje në këtë krizë pandemie dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur “.

Një moment historik në negociatat që do të fillojnë përsëri nesër, nën drejtimin e presidencës gjermane, në kërkim të një rrugëdalje për të çliruar Buxhetin 2021-2027 dhe Fondin e Rimëkëmbjes nga shantazhet e dy vendeve përballë klauzolës që lidh shpërndarjen e fondeve me respektimin e rregullave themelore të demokracisë.//ATSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 3

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…