VOA: Humbet përfundimisht gjyqin, Shqipëria do i paguajë Becchettit 110 mln euro 0 14

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj.

Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Ndërsa përballë saj, sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në New York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fero finalizon projektin e tij më të madh dhe ka një pyetje me rëndësi për fansat 0 5

Fero ka paralajmëruar prej kohësh se ka gati një album të ri, që mban titullin “Goat”. Prej kohësh reperi ka bërë të ditur se këtë vit do e dëgjojmë kudo dhe në fakt fjalën e ka mbajtur. Sot reperi ka njoftuar se albumi i tij është gati dhe ua ka lënë fansave të tij në dorë që të zgjedhin se kur do të publikohet.

Fero ka publikuar foton e kopertinës së albumit dhe përkrah ka shkruar: “Dërgojuni atyre këtë mesazh. Albumin e doni në maj/ qershor?”. Sigurisht pjesa më e madhe e fansave të reperit kanë zgjedhur muajin maj dhe nuk e dimë nëse Fero do e mbajë fjalën dhe do ju plotësojë dëshirën fansave.

Ndërsa sa i përket jetës private, kujtojmë se së shpejti Fero do të bëhet baba i një vajze. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai është shprehur shumë i lumtur që presin vajzë, edhe pse në fillim mendonte se do të bëhej baba i një djali.

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.