Vjen ambasadori i ri japonez në Shqipëri, Presidenti Meta i pranon Letrat Kredenciale 0 52

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka pranuar sot Letrat Kredenciale ambasadorit të ri japonez, SH.T.Z, Takada Mitsuyuki.

Meta e uroi Mitsuyukin për detyrën dhe siguroi për mbështetje në misionin e tij. Ai i përcolli gjithashtu përshëndetjet e falenderimet Perandorit të Japonisë, Naruhito dhe qeverisë japoneze për mikpritjen që iu bë atij gjatë vizitës në Japoni për kurorëzimin e Perandorit të ri.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

Ambasadori i Japonisë, Sh.T.Z. Takada Mitsuyuki i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

24 dhjetor 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë, Sh.T.Z. Takada Mitsuyuki, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin Mitsuyuki për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të Tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se eksperienca e gjerë e z. Mitsuyuki, do të shërbejë, që marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë të njohin zhvillime të reja, në fushat ekonomike e tregtare, sidomos në rritjen e shkëmbimeve në fushën e turizmit.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohje Ambasadorit të ri të Japonisë për vëmendjen, që Japonia i ka kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe për mbështetjen dhe ndihmën e vyer teknike e financiare të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19.

Presidenti Meta i përcolli përshëndetjet dhe falenderimet për Perandorin Naruhito dhe për Qeverinë japoneze për mikpritjen e ngrohtë dhe miqësore, që ju rezervua në Japoni, gjatë vizitës me rastin e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, si dhe për takimet e frytshme të zhvilluara atje me Perandorin dhe Kryeministrin./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 9

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.