Vjedhje e të dhënave personale dhe mashtrime, Vodafone në Itali gjobitet me shumën e majme! Po në Shqipëri? 0 72

Autoriteti italian mbikëqyrës i mbrojtjes së të dhënave personale (Garante per la protezione dei dati personali) ka gjobitur Vodafone me një shumë prej rreth 12,250,000 Euro për shkak të përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale të miliona përdoruesve për qëllime telemarketingu. Përveçse duhet të paguajë gjobën, kompanisë i kërkohet të zbatojë disa masa të përcaktuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave kombëtare dhe nga ai i BE-së.

Ky vendim shënon hapin e fundit në një procedim që autoriteti kishte filluar pas qindra ankesave dhe sinjalizimeve të paraqitura nga përdoruesit kundër thirrjeve telefonike të pakërkuara të bëra nga Vodafone dhe  rrjeti i shitjeve të kompanisë në mënyrë që të promovojë shërbimet telefonike dhe të Internetit.

Hetimet e kryera nxorën në dritë kritika të mëdha të një natyre “strukturore” që kishin të bënin me shkeljen jo vetëm me shkeljen e mësipërme, por edhe të parimeve kryesore siç janë përgjegjësia dhe mbrojtja e të dhënave të përcaktuara nga BE.  Më konkretisht, një nga gjetjet më shqetësuese të hetimeve ishte përdorimi i numrave të rremë të telefonit ose numrave që nuk ishin regjistruar në ROC (d.m.th. Regjistri Kombëtar i Konsoliduar i Operatorëve të Komunikimit) për të kryer telefonatat për marketing. Kjo është nën vëmendjen e vetë Vodafone dhe mesa duket ka të bëjë me një grup “të errët” të qendrave të thirrjeve të paautorizuara që kryejnë veprimtari telemarketing në shpërfillje të plotë të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Listat ishin marrë nga partnerët e biznesit, pra nga kompani të tjera, dhe ishin transferuar në Vodafone pa pëlqimin e kërkuar të përdoruesve. Disa ankesa të tjera nga klientët lidhen me kontaktimin e tyre  nga operatorët të Vodafone të cilët i kërkonin  kartën e tyre të identitetit (përmes WhatsApp) – që krijon mundësi të mëdha për veprime që lidhen me dërgimin e postave të pavlera ose veprimtari të tjera mashtruese. Për më tepër, Autoriteti urdhëroi Vodafone të përdorë sisteme për të treguar se përdorimi i të dhënave për qëllime telemarketing përputhet me kërkesat e konsumatorëve.

Pse në Shqipëri heshtet përball Vodafone?

Një veprimtari të tillë Vodafone e ndjek edhe në vendin tonë, gjë të cilën iconstyle.al e ka denoncuar prej muajsh. Para përfundimit të 2020, ju kemi bërë me dije se “Vodafone Albania” po përballet me një lumë largimesh të klientëve, teksa po bën çmos për t’i mbajtur me pahir ata që duan të largohen, ende në kompaninën e tyre. Madje burime jozyrtare na bënë me dije se të paktë 1,000 klientë kanë bërë kërkesë për tu larguar nga kjo kompani dhe të gjitha këto kërkesa janë lënë pezullur.

Ajo ç’ka po ndodh është se Vodafone vijon me mesazhe “promocionale” ndaj ish-klientëve, duke vijuar të përdorë pa të drejtë të dhënat e tyre. Në celularin e një qytetari që është shkëputur prej saj mbërrijnë ende mesazhe sipas së cilit ai mund të përfitojë ulje në e-Shop apo oferta të tjera të ndryshme duke qenë pjesë e “Vodafone”.

Në mënyrë të qartë dhe në shumicë institucionet rregullatore të tregjeve Autoriteti i Konkurrencës dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që lidhet drejtpërdrejtë me çështjen, me veprimet dhe mosveprimet e tyre i shërbejnë interesave të tilla me shenja të qarta subjektivizmi dhe korrupsioni.

Është pikërisht Neni 7 i Ligjit Nr.9918, datë 19.5.2008 (I ndryshuar) “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE” që e detyronAKEP-i që të nxisë konkurrencën efiçente për sigurimin e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike, facilitetet shoqëruese dhe shërbimet e tjera. Në pikën b. të tij thuhet se AKEP ndërhyn për të mbrojtur interesat e përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike, për të mbrojtur të dhënat personale dhe privatësinë e përdoruesve.

Madje në raste të tilla, si ky për të cilin po flasim, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e AKEP dhe në Nenin 6 të këtij ligji thuhet se:

1.Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është organi rregullator në fushën e komunikimeve
elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ky ligj, nga ligji për
shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
2. AKEP-i është një person juridik, publik, jobuxhetor, i pavarur, i cili e zhvillon veprimtarinë në përputhje me
legjislacionin në fuqi. AKEP-i në punën dhe në marrjen e vendimeve brenda kompetencave të tij është i pavarur.
AKEP-i e ka selinë në Tiranë.

Mirëpo, sikundër ka bërë deri tani për çështjen e telekomunikacionit AKEP thjesht ka qëndruar në heshtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.