“Viti 2020 ishte më i vështiri”, Rama mesazh për Vitin e Ri: Pas goditjeve nga tërmeti e pandemia dolëm më të fortë, lamë pas më të keqen 0 38

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2020.  Rama u shpreh se 2020 ishte viti më ii vështirë, për shkak të pandemisë dhe tërmetit, duke shtuar se pas goditjeve, dolëm më të fortë.

“Ky ishte viti unë më ii vështirë. Pandemia ishte kafshatë e pakapërdijshme, pas tërmetit shkatërrimtar. U ndodhëm nën presion psikologjik, nga pandemia,  të gjithë, me problemet e tyre. Ishte një vit që të gjithë bashkë ne luftuam dhe po luftojmë, që të dalim më të fortë nga luftë. Ne qëndruam edhe ndaj goditjes së tërmetit e shkollat e reja po rilindin, duke u rindërtuar. Shkollat janë tani me një turn.  Pas goditjes, dolëm më të fortë”, tha Rama.

Edi Rama më tej foli edhe për vaksinën ndaj Covid-19, duke thënë se do jetë falas dhe pa detyrim. Ai vlerësoi mjekët, infermierët, mësuesit, por edhe të gjithë shqiptarët për përballimin e sfidave të rënda të vitit që lamë pas.

“Vaksina që do të mbërrijë, ajo do jetë falas. Ne do të japim mbështetje për mjekët, për mësuesit, për qytetarët. Mësuesit, mjekët dhe infermierët e Shqipërisë meritojnë respektin më të madh. Jemi krenar për ta. Ky vit ka goditur fort ekonominë dhe punën e ka lëkundur edhe sistemet shëndetësore, edhe më të fortat.

Nëse tërmeti e pandemia do ndodhnin 7 vjet më parë, vështirë të përballoheshin. kemi bërë përpara edhe me infrastrukturën. Nga janari, paga minimale do jetë 30 mijë lekë të reja. E di se ka shumë punë për të bërë, por bashkë mund t’ia dalim. Më të keqen e kemi lënë pas. Gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë një vit sa më i mbarë. Kjo qoftë dekada më e mbarë për historinë tonë. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Rama.

 

 

 

 

 

(Balkanweb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 9

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.