
Vijojnë shifrat e larta të viktimav dhe infktimeve të reja në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë se Shëndetësisë janë shënuar 8 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradeci, një 76 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë sqaroi se nga 2723 testime, 563 kanë dalë pozitivë. Po sot kishte 150 të shëruar. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
“Ju rikujtojmë se duke filluar nga data 11 Nëntor, do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00, dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllra baret, restorantet, lokalet përçev shërbimit delivery (shërbimi në banesë). /BW #albaniareport_al