Video e ambasadorit të Erdoganit kur kujtonte se qenë mbyllur kamerat: ” A i’a dhatë paratë Ramës” 0 98

Kryeministri Edi Rama doli të mërkurën nga liqeni i Farkës për të plotësuar një tekë të presidentit turk Erdogan që të mbjellë njëkohësisht miliona pemë në disa vende të botës, gjë që do ti mundësonte autokratit turk një vend në rekordet Gines. Në Tiranë qe caktuar për të mbjellë 1 mijë pemë tne kuadër të projektit “Frymëmarrje për të ardhmen”. Rama falendëroi publikisht presidentin turk Erdogan për nismën. “Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan, Në të njëjtën orë po mbjellen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin Giness.  Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Ergodan.”

Por ajo që i shpëtoi vëmendjes së publikut ishte nje fjlali e ambasadorit turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, pasi kujtoi se kamerat e u mbyllën kur kryeministri mbaroi fjalën. Ai u kthye nga njerëzit e tij dhe u dëgjua të thotë në turqisht një frazë që Lapsi.al e përktheu: “Miq, do i jepnim para të nderuarit kryeministër, apo jo?”

Ndonëse fraza është thënë në publik, ndonëse ajo është publikuar edhe në ERTV, mendja sërish mund të të shkojë për keq.

Por, ndryshe nga sa mund të kujtojnë të gjithë ata që kanë një mendim të caktuar për Edi Ramën, pavarësisht se fraza e kryediplomatit turk është shumë e pakujdesshme, këtu me sa duket nuk kemi të bëjmë me një çështje korruptive. Fjala është për një lloj monedhe për kujtim të emetuar nga Turqia në kuadër të këtij projekti, që me sa duket i dhurohet të gjithë politikanëve në të gjitha shtetet që i janë bashkuar nismës së sulltanit të Ankarasë./lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 8

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.