Vetëm 8 vjeç, vajza e Beyonce-s nominohet për çmim Grammy! 0 19

Kur je vajza e Beyonce-s dhe Jay Z-së, është e pamundur të mos të të rrjedhë talenti në vena!

Vogëlushja e tyre Blue Ivy është vetëm 8 vjeç dhe është nominuar për një çmim Grammy! Keni parë kështu?

Emri i Blue Ivy-t i është shtuar listës së nominimeve për videon “Brown Skin Girl”.null

Blue është një prej astisteve të kësaj kënge, së bashku me Beyonce, WizKid dhe SAINt JHN.

Në fakt, ky është një prej nominimeve të pakëta në moshë kaq të re të çmimeve Grammy.

“Brown Skin Girl” është një dedikim për gratë me ngjyrë dhe imagjinoni sa krenare duhet të ndihet Beyonce për vajzën e saj!/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sara duket shumë në formë pas lindjes, por Ledri ka diçka për t’i thënë: Mami… 0 7

Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër të një vajze një muaj më parë. Ata të dy e ndanë menjëherë në rrjetet sociale emocionin e të qënit prindër për herë të parë dhe nuk hezituan ta prezantojnë Poem Blu me të gjithë që ditën e parë të lindjes.

Ndërkohë ata aktualisht vazhdojnë të jenë në Gjermani aty ku erdhi në jetë edhe vogëlushja. Sara ka postuar për herë të parë një foto pas lindjes, veshur me një kostum sportiv të bardhë dhe duket perfekte.

Ajo ka marrë shumë komente dhe komplimenta nga fansa e miq të saj, ndërsa në sy na bie edhe një koment i Ledrit i cili e quan: “Mami gangsta”.

emir.png

Tani u kuptua gjithçka! Fero dhe Morena konfirmojnë atë që të gjithë po prisnim prej kohësh 0 8

Në dhjetor Fero u rikthye sërish në Instagram pas një mungese të gjatë. E para që nxitoi t’i uronte rikthimin reperit ishte Morena Taraku.


“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit.

Ky koment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më pas u zbulua se nuk ishte fare i rastësishëm. U tha se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Ndërkohë këtë gjë e kanë konfirmuar sot edhe vetë këngëtarët.

Ata kanë publikuar në Instagram foto në të cilat shfaqen të veshur “matchy-matchy”. Morena shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli e po ashtu edhe Fero. Ata nuk kanë dhënë asnjë detaj, ndëkohë që Morena i ka komentuar Feros në postim: “Dhe…”, shoqëruar pas me emojin e një bombe. Siç duket ky bashkëpunim do të jetë shumë i fortë dhe tani thjesht do të na duhet të presim për të mësuar të tjera detaje.

Kujtojmë se sot Fero paralajmëroi edhe një bashkëpunim tjetër. Ai ndau me ndjekësit një foto në Instagram, duke i informuar se po sjell një këngë me reperin E7. Ndërkohë disa javë më parë u raportua se Genta Ismaili dhe reperi Fero po sjellin një duet dhe nuk dimë ç’të presim nga ky kombinim. Ata kanë realizuar edhe klipin e këngës dhe është thjesht çështje kohe që bashkëpunimi i tyre të publikohet./iconstyle