
Partia Demokratike ka ngritur alarmin se shkollat në vendin tonë janë kthyer në vatra të infektimit me koronavirus. Në një dalje për mediat, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se 10 mësues kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa 600 të tjerë janë infektuar.
Sipas Vokshit, me qindra e mijëra mësues dhe nxënës të karantinuar, ndërsa shtoi se qeveria nuk siguron as kushtet minimale në shkolla.
REAGIMI I PD
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
Ndodhem para Kryeministrisë, sepse, si shumica e shqiptarëve ne konsiderojmë Edi Ramën përgjegjës për situatën e rëndë të pandemisë në vend.
Me keqardhje konstatojmë që vetëm 2 ditën e fundit, të tjerë mësues kanë humbur betejën me virusin COVID 19. Qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë reale për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla.
Janë 10 mësues që nga fillimi i vitit shkollor që janë ndarë nga jeta pikërisht për shkak të COVID19, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria. PD shpreh keqardhjen per humbjen e jetëve të shtrenjta të mësuesve dhe ngushëllon familjet, kolegët e të afërmit. /BW #albaniareport_al