Varianti i ri i COVID-19, Shqipëria ndërpret fluturimet me Britaninë 0 32

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se Shqipëria do të pezullojë fluturimet nga data 22 dhjetor deri më 6 janar me Britaninë e Madhe.

Po ashtu, ministrja tha se të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri nga Britania e Madhe do të karantinoren për 14 ditë.

“Nisur nga rekomandimet e eksperteve, për të kufizuar më tej riskun e përhapjes e riskun e lartë të transmetimit shkaktuar nga varianti ri, kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga ora 6 e ditës së martë 22 dhjetor deri në 6 janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditë për qytetaret që vijnë nga Britania e Madhe nga rrugë të tjera, si rrugë tokësore”,-tha Ministrja.

Këto masa vijë pas zbulimit të variantit të ri të COVID-19, gjë e cila ka bërë që shumë shtete në botë të ndërpresin fluturimet me Britaninë./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Homazhe në Bulevard, Rama vendos karafila të kuq në vendet ku u vranë 4 protestuesit më ’21 janar’ 0 7

Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit ka mbajtur homazhe përkujtimore në Bulevardin ‘’’Dëshmorët e Kombit’’ para kryeministrisë.

Po sot Rama shpalli 4 viktimat e ’21 janarit’ në 10-vjetorin e ngjarjes ‘’Dëshmorë të Atdheut’’.

Ai kërkoi besim se drejtësia do të bëjë drejtësi për 21 janarin edhe pse diçka e tilë prej vitesh mungon.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Tani u kuptua gjithçka! Fero dhe Morena konfirmojnë atë që të gjithë po prisnim prej kohësh 0 8

Në dhjetor Fero u rikthye sërish në Instagram pas një mungese të gjatë. E para që nxitoi t’i uronte rikthimin reperit ishte Morena Taraku.


“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit.

Ky koment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më pas u zbulua se nuk ishte fare i rastësishëm. U tha se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Ndërkohë këtë gjë e kanë konfirmuar sot edhe vetë këngëtarët.

Ata kanë publikuar në Instagram foto në të cilat shfaqen të veshur “matchy-matchy”. Morena shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli e po ashtu edhe Fero. Ata nuk kanë dhënë asnjë detaj, ndëkohë që Morena i ka komentuar Feros në postim: “Dhe…”, shoqëruar pas me emojin e një bombe. Siç duket ky bashkëpunim do të jetë shumë i fortë dhe tani thjesht do të na duhet të presim për të mësuar të tjera detaje.

Kujtojmë se sot Fero paralajmëroi edhe një bashkëpunim tjetër. Ai ndau me ndjekësit një foto në Instagram, duke i informuar se po sjell një këngë me reperin E7. Ndërkohë disa javë më parë u raportua se Genta Ismaili dhe reperi Fero po sjellin një duet dhe nuk dimë ç’të presim nga ky kombinim. Ata kanë realizuar edhe klipin e këngës dhe është thjesht çështje kohe që bashkëpunimi i tyre të publikohet./iconstyle