Vala e dytë e COVID godet Italinë/ Mbyllen Lombardia e Milano! Konsullata Shqiptare: Deri në 3 dhjetor… 0 34

MILANO- Nga 5 nëntori për të paktën 15 ditë Lombardia do të përjetojë një bllokim të ri, në një version pak më të butë se ai pranveror. Po ashtu edhe Milano do të futet në Karantinë.

Kryeministri Giuseppe Conte, mbrëmjen e së martës vonë, nënshkroi ‘Dpcm’ e cila do të hyjë në fuqi në 6 nëntor dhe deri më 3 dhjetor. Ky nënshkrim përmban diferencimin e rajoneve italiane me rrezikshmëri ‘të kuqe’, portokalli dhe jeshile bazuar në njëzet e një parametra. Publikimi në Fletoren Zyrtare është planifikuar për të Mërkurën 4 Nëntor 2020.

Së fundmi Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano me anë të një njoftimi zyrtar ka lajmëruar të gjithë qytetarët shqiptarë se do të jetë e mbyllur deri në datë 3 dhjetor pasi Milano dhe Lombardia janë mbyllur për shkak të rritjeve të shifrave të COVID-19.

Njoftimi i plotë i Konsullatës Shqiptare në Milano

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020.

Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).

Qytetarët që kanë  të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.

Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare në ëeb për njoftime të reja.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Faleminderit për mirëkuptimin! /T.Ch #albaniareport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pagesat për PPP e 2021 kapërcejnë fondet e miratuara për emergjencën COVID 0 1

Mënyra se si qeveritë tona i shpenzojnë fondet publike në kohë normale i kushtëzon së tepërmi të manovrojnë në kohë krize.

Borxhi i lartë publik, aftësitë e dobëta në grumbullimin e të ardhurave, rritja e detyrimeve të prapambetura dhe aktivizimi i menjëhershëm i kontratave koncesionare pa studime fizibiliteti e bëjnë të pamundur për buxhetin e shtetit të përballojë emergjenca të tilla si pandemia, qoftë për rimëkëmbjen e ekonomisë, apo me mbështetjen financiare të të prekurve nga virusi.

Në vitin 2021, pagesat për kontratat koncesionare janë më të larta se ato për përballimin e emergjencës së krijuar pandemia.

Sipas të dhënave zyrtare nga buxheti i vitit 2021, janë vënë në dispozicion të kontratave koncesionare 14.5 miliardë lekë, ndërsa për përballimin e pandemisë, 14.2 miliardë lekë.

Në krahasim me 2020-n, kur shumë kontrata u ngrinë ose u reduktuan për shkak të situatës së vështirë të krijuar në buxhet nga Covid-19 (në total 7.9 miliardë lekë), pagesat për koncesionet do t’u rikthehen normalitetit në vitin 2021. Shuma e parashikuar për pagesa koncesionesh në vitin 2021 është sa rreth 16% e totalit të shpenzimeve kapitale të planifikuara.

Pagesa më e lartë është për koncesionin e Rrugës së Arbrit, në ndërtim e sipër, me 4.1 miliardë lekë të parashikuara.

Katër koncesionet e shëndetësisë, check-up, sterilizimi, dializa dhe ai i fundmi i laboratorëve pritet të marrin gjithsej 4.6 miliardë lekë, ose 37 milionë euro, që përbën gati një të tretën e gjithë pagesave për koncesionet në 2021. Më i shtrenjti është sterilizimi, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti për sterilizimin e pajisjeve mjekësore gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Koncesioni i laboratorëve do të marrë 1.28 miliardë lekë pagesa për 2021. Ky koncesion filloi zbatimin në mesin e këtij viti. Check-up dhe dializa do të marrin përkatësisht 876 mln dhe 779 mln lekë.

Nga ana tjetër, këto pagesa do të jepen në një kohë kur vendi është në një emergjencë shëndetësore për shkak të Covid-19, teksa virusi ka hyrë në një fazë të dytë dhe nuk dihet sa do të vazhdojë. Të katër këto koncesione nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë, apo ofrojnë mbështetje për situatën e krijuar.

Paketa për përballimin emergjencës së Covid-19 përfshin 7.2 miliardë lekë në mbështetje të sistemit shëndetësor, 4.5 miliardë lekë për rritjen e pagave të mjekëve dhe 2.5 miliardë lekë për mbrojtjen sociale.

Ka disa precedentë në të shkuarën kur qeveritë nuk mund të realizonin të ardhurat, shkurtonin fondet për investime publike me qëllim mbajtjen nën kontroll të stabilitetit fiskal. Çdo mungesë në të ardhura balancohej me shkurtim të shpenzimeve. Mirëpo kjo praktikë nuk mund të prekë kontratat koncesionare. Pagesat e tyre mund të bllokohen përkohësisht, për shkak të ngjarjeve madhore të tilla si tërmeti dhe pandemia, por jo të anulohen tërësisht.

Madje, në vitet në vijim, qeveria do të zgjerojë hapësirën fiskale për të financuar PPP të reja.

Në buxhetin e vitit 2021 janë parashikuar të financohen 217 miliardë lekë, ose 1,7 miliardë euro për kontrata të reja me PPP. Nga kjo shumë, 178 miliardë lekë do të shkojnë për financimin e rrugës Milot-Fier, rreth 13 miliardë për Aeroportin e ri të Vlorës dhe 20 miliardë lekë të tjera për infrastrukturën e bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit të mjeteve rrugore.

Ndërsa në të gjithë botën ka një filozofi për orientimin e fondeve publike, në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë si bazat për një zhvillim të qëndrueshëm. Për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve, Shqipëria aktualisht ofron financimet më të ulëta në Europë për shëndetësinë. Për rrjedhojë ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë dhe ofron pagat më të ulëta.

Si rrjedhojë e kësaj situate, shqiptarët po përballen me kosto të larta. Ata që nuk kualifikohen për t’u kuruar në spital duhet të paguajnë të gjithë koston nga xhepi për ekzaminimet dhe mjekimet. /Monitor

“Kolaudimi i makinave një herë në dy vite”, Gonxhe: Ja çfarë ndryshon 0 2

Nga janari kontrolli teknik i makinave do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor,  pas përfundimit të kontratës me kompaninë private SGS.

Ka qënë drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ai që dhënë më shumë detaje për vendimin e ri të qeverisë, gjatë një inteviste në ABC News.

Sipas Gonxhes kolaudimi i makinave do të kryhet një herë në dy vite dhe synohet  të ulen radhët në kolaudim 

“Ky vendim që bëhemi më liberal për kolaudimin njëherë në dy vite, vjen se ka një koshiencë më të madhe, më shumë vetëdije. Ne duam të ecim drejt vetëdeklarimit. Duhet të sillemi si evropiane me këto dy vite pa kolaudim.”- u shpreh ai.

Intervista e plotë e Blendi Gonxhes:

Si e vlerësoi kalimin e kolaudimit nga privati në shtet?
Ne e marrim si besim, si institucion. Kemi investuar dhe mendojmë se kjo është një rrjedhojë e ecurisë së këtij enti, nëse nuk do të kishim këto rezultate. Është një shoqëri publike e shtetit. Ka një besim më të madh, reputacion më të madh, kjo ka bërë që të kemi një vetësiguri më të madhe për ta bërë këtë shërbim vetë.

Unë që do të vij të bëj kontrollin, çfarë do të përfitoj drejtpërdrejt nga ky ndryshim?
Ky vendim që bëhemi më liberal për kolaudimin njëherë në dy vite, vjen se ka një koshiencë më të madhe, më shumë vetëdije. Ne duam të ecim drejt vetëdeklarimit. Duhet të sillemi si evropiane me këto dy vite pa kolaudim.

Ekspertët ishin dashamirës, por kundërshtojnë ndryshimin e afatit nga 6 muaj në 1 vit të kontrollit të mjeteve të transportit publik, taksive apo autoshkollave…
Hezitoj, nuk e ndaj mendimin e tyre, këto janë nga mjetet që kanë shkaktuar me pak aksidente, janë nga më të kontrolluarat, kanë përgjegjësi më të lartë. Janë të licencuara, mjaft më të kontrolluara dhe me statistika, është e realizueshme, sidomos në një vit pandemie që jemi, dhe duam të ulim radhët në kolaudim dhe të shtojmë cilësojnë.

Duke ulur kohën dhe për të rritur cilësinë e kontrollit. Sa stres është që çdo 6 muaj të zësh radhën dhe të paguash përsëri. Kjo pasohet edhe më një masë mbrojtëse, siguresë, do të fuqizojmë rolin e mbikëqyrjes në terren, mjetet mbi 3.5 ton do të kenë një kontroll më të madh në terren. Po të kapëm një muaj pas kolaudimit, nëse e ke lënë mjetin pa rihapur, shkelja do të jetë e dënuar më e rëndë.

Do të jetë përfundimtar kalimi te shteti, apo do të jetë fazë tranzicioni për ta kaluar sërish me koncesion?
Unë e përjashtoj variantin e koncesionit, nuk ka nevojë.

Është folur se do të jepet më vonë?
Kanë qenë parashikime, nuk ka asnjë draft. Kolaudimi nuk ka asnjë tarifë të rritur, do të paguajnë po aq. Do të investojmë në qendra moderne. Do të investojmë në Elbasan.

Janë të gjitha pikat në hartën e Shqipërisë?
Me gjysmën e fluksit që parashikojmë, me formulën e re mendojmë se do të jetë e përballueshme dhe nuk do të ketë motiv për të shtuar pika kot.

Do t’i mbani ata të punësuar që ishin te koncesionari?
Po, do ta përthithim atë strukturë. Do të vijnë dhe do të gjejnë rroga jo të këqija. Pikat e kontrollit do të vijojnë të jenë në të njëjta pika.//Opinion