Vaksinohet Reshat Arbana: Na grinë me fotografi tashti, mirë na e bëtë 0 20

Aktori i njohur Reshat Arbana dhe bashkëshortja e tij kanë marrë ditën e sotme dozën e parë të vaksinës për mbrojtje nga Covid-19.

Gjatë një bashkëbisedimi me Ministren e Shëndetësisë Arbana në kontekst batute është shprehu: Na grinë me fotografi e me video tashti, mirë na e bëtë!

Ndërkohë, bëjmë me dije se ishte vetë ministrja Ogerta Manastirliu që shpërndau një video në rrjetet sociale, duke bërë me dije: “Baca Reshat me bashkëshorten nga sot janë më të mbrojtur nga Covid19. Vijojmë intensivisht vaksinimin e të moshuarve në të gjithë vendin”.

Bisedë mes palëve:

Manastirliu: Tani çdo gjë do të shkojë mirë.

Arbana: Faleminderit!

Manastirliu: Uluni tani qëndroni 20 minuta. Tani duhet të tregoheni të kujdesshëm për tre javë, pastaj do bëjmë dozën e dytë.

Arbana: Rrofsh! Faleminderit! Na grinë me fotografi e me video tashti, mirë na e bëtë!

Manastirliu: Shpresoj që çdo gjë do shkojë mbarë. Faleminderit! Do ti vaksinojmë të gjithë dhe do kthehemi në normalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Marina Vjollca shfaqet glamuroze me imazhet e reja 0 5

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Marina ka arritur që të lë gojëhapur 1.4 milion ndjekësit e saj.

Bukuroshja brune kësaj here erdhi me një veshje glamuroze, çka bëri të dukej tejet fine.

Sigurisht që ajo kishte vënë në fokus edhe linjat e formësuara trupore.

“Më kënaqni zemrën me komente”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.