Vaksinimi global, Gjermania thirrje shteteve të fuqishme që të rrisin fondet 0 11

Gjermania iu ka kërkuar vendeve që të rrisin fondet e tyre për përpjekjet globale të vaksinimit, duke veçuar Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë, si dhe vendet e BE-së.

Gerd Müller, Ministri i Gjermanisë për Bashkëpunim Zhvillimor, pretendoi se ka një mungesë të fondeve globale prej 29 miliardë dollarësh të nevojshme për të arritur objektivin e vaksinimit te të paktën 25% të njerëzve në vendet më të varfra.

Müller tha që prodhimi i vaksinave duhet të përshpejtohet për të vaksinuar njerëzit në Afrikë, Amerikën Latine, Meksikë, Peru dhe ishujt Karaibe të cilët “kanë ndër viktimat më të mëdha të kësaj pandemie”.

Ai shtoi se është “tronditëse” që nga 536 milionë doza vaksinash të administruara deri më tani, 76% kanë shkuar në vetëm dhjetë vende me të ardhura të larta.

“Gjermania ka rritur kontributin e saj me 1.77 miliardë dollarë kohët e fundit, dhe unë nxis komunitetin ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, të bëjnë të njëjtën gjë.

Por kërkesa shkon edhe në vendet e tjera, si Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara, e cila u bashkua përsëri me OBSH, “tha ai në një konferencë shtypi në Gjenevë të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.