Vaksina “Pfizer” kundër Covid 19 kalon provën: E sigurt dhe efektive tek adoleshentët 0 21

Vaksina e Pfizer dhe Biontech kundër Covid 19 është e sigurt dhe efektive tek adoleshentët që u testuan, raportojnë kompanitë “Pfizer Inc” dhe “BioNTech SE”.

Në një deklaratë, kompanitë thonë se vaksina prodhoi përgjigje të fuqishme të antitrupave në moshat 12 deri në 15 vjeç, duke u hapur rrugën që të kërkojnë autorizimin e përdorimit me urgjencë, në SHBA.

Pfizer shpreson që vaksinimet tek adoleshentët mund të fillojnë para vitit të ardhshëm shkollor. Vaksina e Pfizer tashmë është e autorizuar për përdorim te njerëzit mbi 16 vjeç. Studimi i ri ofron provat e para se si vaksina do të funksionojë edhe te adoleshentët e moshës shkollore, shkruan Reuters.

Në provën që u bë me 2.260 adoleshentë, të moshës 12 deri në 15, ka pasur 18 raste të Covid 9 në grupin që ka marrë një dozë dhe asnjë në grupin që ka marrë vaksinën, duke rezultuar në efikasitetin 100% në parandalimin e koronavirusit, sipas kompanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.