Vajzat s’janë lodra seksuale, jashtë ha gjobë”, Fatma i kundërvihet ashpër Arjan Konomit 0 48

Mbrëmjen e kaluar, opinionisti Arjan Konomi kritikoi djemtë e emisionit “Për’puthen” që të ishin më realë në ekran dhe të shprehnin më shumë emocionet e tyre.

Ai i sugjeroi djemve të bënin komplimenta më realë për vajzat, si përshembull t’u thoshin atyre “sa këmbë të bukura ke”, “më pëlqejnë flokët e tu” apo “ke fundshpinë të bukur”.

Gjithashtu, opinionisti akuzoi Sindin se kishte qëllime tinëzare në emision, pasi e shihte shumë të afruar me djemtë në prapaskenë për t’i bërë për vete, si dhe e kishte parë edhe në kafene po me këta djem.null

Pas emisionit, dy opinionistët e “Për’Puthen Prime”, Fatma Haxhialiu dhe Meridian Ramçaj kanë reaguar në rrjete sociale për akuzat dhe opinionet e Arjanit, me të cilin duket se s’kanë marrëdhënie fort të mira dhe kanë debatuar herë pas here.

“E dashur Sindi ishe shumë e qartë në argument dhe kush do, di të kuptojë! Dhe meqënse po të akuzojnë se flirton me djemtë pas kuintave, kjo tregon që mesa duket paske shkuar vërtet për të gjetur dikë aty brenda! Gjuha seksiste në këtë emision është tokstike dhe e neveritshme! P.s: Të komplimentosh të pasmet, shalët, gjoksin e një vajze dhe jo karakterin e saj nuk është vlerësim meqënëse ra fjala… dhe sa gjynah që Shqipëria është ende në këtë derexhe mentaliteti. Meqënëse ra fjala kjo quhet catcalling në botë dhe ha gjoba të mirë kur i bën në rrugë, lëre pastaj t’i promovosh në ekran. Gratë dhe vajzat nuk janë lodra seksuale, as kukulla me kurdisje dhe kanë ca gjëra më shumë për të ofruar veç trupit! Elvis respekte, më rikthehet shpresa për rininë tonë kur dëgjoj djem si ti në argumentim!”, shkroi Fatma.

Gjithashtu, në mbrojtje të dy konkurrentëve, Sindit dhe Elvisit doli gjithashtu dhe Meridiani.

/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 5

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.