Vajza që është zhveshur para Stresit është Jasmina e Përputhen?! Ja e VËRTETA! 0 36

Kohët e fundit po diskutohet shumë në rrjet pjesëmarrja e një vajze të zhveshur krah Stresit e cila u aludua se ishte Jasmina e “PP”.

Por si qendron e vërteta?

Konkurrentja e njohur ka reaguar nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shprehet se edhe pse ka shumë ngjashmëri sipas publikut; vajza në fjalë nuk është ajo. Për këtë ka dhënë arsyet e saj.

“Aman se i kam lënë deri tani se e kam marrë në formë tallëse.
Po mirë mo, keni mend e sy se më vdiqët.

  1. Unë jam flokzezë STERR të zi.
  2. Komplet forma të tjera trupore dhe më e dobët.
  3. KAM TATUAZHE NË FUNDSHPINË NË DUAR GJITHANDEJ NË KËMBË ETJ. (Këtu e 5 vite)

Doni vëmendje okay e kuptoj këtë pjesë por mos thoni përralla me mbret.
Më keni lodhur sinqerisht.”; shkruan Jasmina e revoltuar në postimin e siguruar nga afterparty.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 4

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 6

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al