Vajza, mbani shënim! Këto truke do t’ju ndihmojnë të gjeni xhinset perfekte 0 87

Xhinset nuk do të dalin kurrë nga moda, sepse mund të vishen për çdo lloj rasti. Madje vite më parë visheshin edhe në tapetin e kuq nga personazhe të famshëm, sepse mund të kombinohen shumë lehtë me gjithçka që dëshironi.

Mirëpo për të gjetur xhinset e duhura duhet të keni parasysh disa truke që do ju ndihmojnë të dukeni akoma më bukur kur i vishni.

Xhepat e përparmë

Xhepat e thellë të përparmë bëjnë që vithet të duken më të mëdha. Nëse përdorni një model me xhepa të vegjël që janë mbi kockën e legenit, ijet tuaja do të duken më të vogla. Gjerësia e xhepit është po aq e rëndësishme. Sa më të gjera të jenë, aq më e gjerë do të duket ajo pjesë e trupit.null

Xhepat e pasmë

Sa më larg që janë xhepat, aq më të gjera do të duken vithet. Ky është një problem shumë i zakonshëm, prandaj duhet të keni kujdes kur zgjidhni xhinse perfekte. Për t’i bërë vithet vizualisht më të vogla, është më mirë të zgjidhni xhinse me xhepa me madhësi mesatare që janë pak poshtë vijës së belit.

Ngjyra

Xhinset e errëta zakonisht e bëjnë trupin të duket më i hollë dhe më të gjatë. Ngjyrat më të lehta e bëjnë pjesën e poshtme të trupit të duket më e madhe, dhe të kombinuara me këpucë të errëta, ato ju bëjnë të dukeni më të shkurtër.

Copa

Xhinset e holla shtrihen shpejt dhe mund të duken më keq. Për më tepër, ato nxjerrin në pah difektet e trupit. Një lloj xhinsi i mirë duhet të përmbajë pambuk dhe pak elastan. Kjo ndihmon për të parandaluar shtrirjen e pëlhurës dhe modeli bëhet më i rehatshëm për t’u veshur./Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jetesa në Korenë e Veriut, Kim Jong-un e pranon: Po përjetojmë një situatë të tensionuar 0 16

Si rrallëherë, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pranuar se situata ushqimore në vendin e udhëhequr prej tij është e tensionuar.

Kështu të paktën ka deklaruar mediat shtetërore në Veri, ku thekson, se alarmi është dhënë duke pasur parasysh edhe ‘zinë e urisë’ që kaploi vendin në 1990, e situata ishte vërtetë alarmuese. Koreja e Veriut, vuan nga një mungesë sistematike e ushqimit, e në vitin e fundit, përshirë pandeminë dhe përmbytjet e shumta, situata është bërë akoma dhe më e vështirë.

Duke folur në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, sipas agjencisë zyrtare KCNA, Kim tha se ekonomia është përmirësuar këtë vit, me prodhimin industrial me 25% krahasim me vitin e kaluar.

“Situata ushqimore e njerëzve po tensionohet pasi sektori bujqësor nuk arriti të përmbushë planin e tij të prodhimit të drithërave për shkak të dëmtimit nga stuhitë e vitit të kaluar”, mësohet të ketë thënë Kim.

Shpërthejnë sërish tensionet, Izraeli sulmon Gazën pas lëshimit të balonave të zjarrit 0 12

Izraeli filloi sulme ajrore në Gaza pasi militantët palestinezë lëshuan balonë zjarrëvënës në Izraelin jugor, njoftoi ushtria izraelite. Shpërthimet në Gaza u dëgjuan në orët e para të së mërkurës (16 qershor).

Ky është sulmi i parë që nga arritja e armëpushimit që u dha fund luftimeve 11 ditore, muajin e kaluar.

Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se avionët e saj luftarakë goditën “përbërësit ushtarakë që i përkisnin organizatës terroriste Hamas”.

Balonët e zjarrit kanë shkaktuar rreth 20 zjarre në Izraelin jugor, thanë zjarrëfikësit lokalë.

Ushtria izraelite tha se është e gatshme për të gjitha skenarët “përfshirë rifillimin e luftimeve përballë akteve të vazhdueshme terroriste që vijnë nga Gaza”.

Burimet palestineze të cituara nga AFP-ja thanë se forca ajrore e Izraelit shënjestroi të paktën një vend në lindje të Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Nuk kishte asnjë informacion për viktima. Në Gaza jetojnë rreth 2 milionë banorë.

Incidentet erdhën pasi grupet e ekstremit të djathtë në Izrael mbajtën një marsh kontrovers në Jerusalemin Lindor më 15 qershor. Qindra nacionalistë brohorisnin “vdekje për arabët”.

Marshimi vjetor që shënon kapjen e Jerusalemit Lindor më 1967 zakonisht kalon përmes lagjes myslimane, por autoritetet izraelite ndryshuan rrugën për të shmangur zonën.

Palestinezët e shohin marshin si provokim ndërsa Fatah e Hamas, dy organizatat më të mëdha palestineze, kanë bërë thirrje për “ditë të zemërimit” në Gaza dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.

Mbajtja e këtij marshimi ishte një sfidë për kryeministrin e ri të Izraelit, Naftali Bennett.

Ai morën detyrën më 13 qershor dhe i përket krahut nacionalist të vijës së ashpër.

Bennett e mori detyrën nga ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili u rrëzua nga pushteti pas 12 vjetësh.

Qeveria e autorizoi mbajtjen e marshimit, pavarësisht se kishte shqetësime se do të mund të rriste tensionet.

Bennett dhe koalicioni i tij do të ishin kritikuar për kapitullim para Hamasit nëse qeveria do ta anulonte atë.

Nga luftimet në muajin maj mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit mbetën të vrarë 260 palestinezë, përfshirë disa luftëtarë, thanë autoritetet e Gazës. Në Izrael, 13 njerëz u vranë, duke përfshirë një ushtar, nga raketa të lëshuara nga Gaza, thanë policia dhe ushtria.

Izraeli, SHBA-ja, BE-ja dhe vende tjera e konsiderojnë Hamasin si organizatë terroriste./REL