“Urime! Numri juaj është zgjedhur si fitues i 700 mijë USD”, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemën “Mashtrimet Nigeriane”: Çfarë duhet të dini 0 76

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat celularë nëpërmjet aplikacioneve të mesazhimit. Këto mesazhe janë me qëllim mashtrimin e shtetasve që vendosin t’iu përgjigjen atyre.

Për të sqaruar më mirë opinionin publik, kjo fushatë mashtrimesh, nëpërmjet mesazheve, vjen pas shumë fushatave të tjera të mashtrimeve telefonike që janë shfaqur shumë vite më parë.

Një ndër mesazhet më të përhapura muajin e fundit quhet “Mashtrimi i WhatsApp”, i cili ka marrë emrin e tillë pasi shumicën e rasteve dërgohet në këtë aplikacion.
Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:

“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.WH/US-6463457 në email: [email protected] për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni [email protected] për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”

Në vazhdimësi të komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email), organizuesit e këtij mashtrimi do kërkojnë të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij çmimi. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin. Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”.

Në vazhdim të komunikimit, organizatorët e mashtrimit përdorin dhe adresa të tjera të postës elektronike si psh: [email protected] dhe [email protected] Më pas dërgohet dhe një certifikatë për fitimin e çmimit ku kërkohet të rritet besueshmëria tek organizatorët e mashtrimit.

Po në vijim të komunikimit nga ana e organizatorëve jepen dhe dy mënyra për transferimin e shumës tek fituesi që janë nëpërmjet kartës ose nëpërmjet transfertës bankare dhe kërkohen përsëri të dhëna të shtetasve, ku tani përfshihen dhe të dhëna bankare. Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi.

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”.

Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike disponon, me këtë lloj mashtrimi mund të preken të gjithë shtetasit që përdorin aplikacionin “WhatsApp”.

Qytetarët duhet të bëjnë kujdes përsa i përket fillimit të komunikimit me persona apo adresa të postës elektronike që ofrojnë çmime të fituara për të cilat shtetasit nuk kanë patur dijeni dhe sidomos kur vërejnë të dhëna si:

Ø Mesazhi vjen nga një numër i huaj;
Ø Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;
Ø Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme;
Ø Kërkimi i të dhënave personale;
Ø Kërkimi i të dhënave bankare;
Ø Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj;

Policia e Shtetit apelon për këdo që ka rënë pre e këtij mashtrimi apo mashtrimeve të ngjashme, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.\BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 20

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”