Upsss! U bë pjesë e stafit realizues të ‘Për’Puthen’, Ana 1 pushohet nga puna! 0 27

Një ndër emrat më të komentuar të programit të “Për’puthen” është padyshim Ana Lleshi. Kjo e fundit u përjashtua kohë më parë nga programi pasi shkeli rregullat, ndërsa u rikthye sërish në rolin e opinionistes së këtij formati gjatë “Për’puthen Prime”.

Sakaq, në video të ndryshme nga prapaskenat, ish-konkurentja gjendej kudo dhe gjatë xhirimeve. Pasi kjo u vu re nga ndjekësit, autorja e “dating show”Olsa Muhameti bëri me dije se Ana është bërë pjesë e stafit realizues të “Për’Puthen”.

Mirëpo, duket se kjo eksperiencë nuk ka zgjatur shumë për të. Së fundmi, burime pranë “News31” bëjnë me dije se Ana është pushuar nga puna për arsye që ende nuk dihen. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ajo, apo stafi i Për’puthen teksa ne mbetemi në pritje të detajeve të reja rreth asaj që ka ndodhur.

Kujtojmë se Ana ka qenë një ndër konkurrentet e para të “Për’puthen”, por që produksioni u detyrua ta largonte atë nga programi pasi kishte thyer rregullat së bashku me Arjonin. Ishte ky i fundit që publikoi fotot e tyre në shtrat, të cilat bënë “xhiron e rrjetit”.

-640-0-6053cc21b9754.png

/News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flaka Krelani befason me transformimin e bërë në dukje 0 7

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.

Lidhja e tyre mori fund papritur, Ana dhe Arsimi nuk i kursejnë thumbat në distancë për njëri-tjetrin 0 10

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.