Upss! Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ HABIT me deklaratën për Tean: Nusja mbajti 3 lidhje gjatë emisionit! 0 119

Pasi lidhja e Teas dhe Beartit u bë publike, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Erjon Geca ka bërë një deklaratë të fortë. Ai e ka akuzuar Tean për 3 lidhje gjatë emisionit, me Beartin, Andin dhe Arbrin.

“Lindin disa pyetje, pse nusja jonë mbajti 3 lidhje gjatë emisionit, njërin sekret, tjetrin për publik dhe tjetrin gjasme seriozisht? Kësaj pyetje mund t’i japë përgjigje dhe produksioni që ka qenë në dijeni të gjithçkaje por heshti. Atë sekretin e spostoi me lezet, këtë tjetrin e mbajti me zor se këta po merrnin klikime, kurse atë seriozisht e la në hije, të priste nusen jashtë. Pse mori në qafë dy personazhe, Arbrin dhe Andin, për lojën e pisët në bashkëpunim me nusen”, ka shkruar ai mes të tjerash.

-640-0-601720fd33cb0.jpg

Ai i bën thirrje produksionit që të tregojë të vërtetën, ose ndryshe do ta thotë ai. “Dhëndri është ai që mban unazën, dhe unazën e ka njëri, se cili thuajeni ju “produksioni”. Keni 24 orë kohë ose e them unë, se nusja jonë po luan lojë të dyfishtë. Unaza ndodhet diku tjetër jo aty”, ka shkruar Erjoni.

-640-0-601721050b6a8.jpg

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vjedhja e të dhënave nga E-Albania 0 4

Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar sipas saj të dhënat e portalit shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale.

Në lidhje me këtë denoncim të PD-së ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve.

Shehi shprehet se ky është si një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie

Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.

Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, u shpreh Shehi.

Aktorja e dashur shqiptare do të jetë protagoniste në serialin e ri të Ermal Mamaqit! 0 7

Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.

Pak ditë më parë, Mamaqi zbuloi gjithashtu për të gjithë ndjekësit e tij se do të vijë me një projekt të ri, kësaj here serial.

Ermali publikoi në Instagram foto të një tabele ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri.

Është mësuar se Ermali do të jetë vetë protagonist i serialit të tij dhe po ashtu mban firmën e producentit, së bashku me Dritan Huqin, i cili është anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit.  Mamaqi i ka besuar njërës prej bashkëpuntoreve të tij më të mira, skenaristes Klaudia Brahimaj, si dhe Bjordi Mezinit.

Së fundmi, producenti ka zbuluar gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial.

Bëhet fjalë për aktoren Jonida Vokshi, e cila festoi dje ditëlindjen. Në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.