“Unë nuk njihem për muskujt, por për muzikën”, Mozzik i kundërpërgjigjet Capital T dhe e thumbon publikisht 0 25

Capital T dhe Mozzik kanë hedhur e kanë pritur gjithë këto kohë thumba ndaj njëri-tjetrit në distancë. E gjitha nisi nga një “freestyle” i Capital T tek emisioni i Meriton Mjekiqit, ku në një frazë reperi u shpreh, “Ma reper se ti është Lori” dhe kjo u përkthye si një diss ndaj Mozzik.

Më pas “konflikti” u zhvendos në rrjetet sociale, ku Loredana hoqi Capital T nga lista e personave që ndiqte kurse ky i fundit dhe Mozzik kanë postuar një sërë statusesh që u dukën si kundërpërgjigje për njëri-tjetrin.

Ndërkohë kur u pyet nga ndjekësit në Instagram nëse freestyle i tij ishte diss, Capital T u shpreh: “Thashetheme” shoqëruar me figurën e një emoji duke qeshur me lot.

Nga ana tjetër Mozzik ka folur në lidhje me këtë gje. Ai është shprehur se të gjithë e njohin si një djalë të qetë dhe nuk ka pasur kurrë probleme me kolegët në muzikë. Duke mos përmendur emra, por duke nënkuptuar se fjalën e kishte për Capital T, Mozzik u shpreh se ai nuk njihet për bukurinë, muskujt apo makinat e shtrenjta, por për muzikën e tij.

Unë njihem që jam një djalë i urtë, pa marrë parasysh atë botën e muzikës, të hip hopit. Më duket pak absurde çështja e koelgëve. Deri më sot i kam pasur punët mirë me të gjithë dhe i kam akoma. Qasja e artistëve të tjerë pas suksesit është pak e kuptueshme, sepse është biznes. Ndoshta dikë e kam bërë nervoz, ndoshta dikujt ja kam prish tripat, por me punë arrihet gjithçka. Unë i respektoj të gjithë. Ju uroj sukses të gjithëve. Unë nuk i përcjell diss-at.

Është më shumë se absurde ta bëj një diss dikush e në të njëjtën kohë me të dhënë dorën live e të të respektoj live dhe pastaj të shkojë të flasë diçka që s’është artistike për mua. Diss-at kanë qenë gjithmonë pjesë e hip hopit, por duhet të gjesh diçka kur ke problem me dikë jo se të teket ty të shash Mozzik, se Mozzik si ka bërë asgjë askujt. Unë nuk e kam primare të merrem me dikë. Mua njerëzit nuk më njohin që jam i bukur, nuk më njohin që jam muskuloz, nuk më njohin që kam lekë, nuk më njohin që kam makina. Mua njerëzit më njohin që bëj muzikë të mirë. Ti mos më shaj mua, shaj talentin tim. Por është zgjedhja e artistëve, por me mua është më mirë që artistët t’i kenë punët mirë se nuk i dihet jetës”, u shpreh Mozzik./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bora i kapi MAT! Ç’ndodhi mes Sindit dhe Atdheut? Shkelje syri dhe puthje, ja ç’humbëm! 0 4

Ndërkohë që në studion e Përputhen diskutohej takimi i Muratit me Sindin, Bora vuri re një tjetër ‘ngjarje’ që ndodhte ndërkohë.

“Sindi i shkel syrin, Atdheu i dërgon puthje, çfarë po ndodh këtu”, pyeti Bora.

Diskutimi

Atdheu: Ishte një puthje shoqërore

Sindi: po ndjen që po i ikën dikush nga duart

Arjani: Bravo Sindi, shih ca bën. Dike të shkelke syrin.

Bora: unë kam parë afrimitet mes jush dhe në backstage

Sindi: në fakt Atdheu në kohën kur unë s’kam qenë , ishte i vetmi që më ka shkruar dhe më ofroi mbështetjen e tij, dhe e vlerësoj shumë.
Se njërzit në fund të fundit shihen kur ke nevojë dhe je në vështirësi.

Atdheu: po sigurisht se njerëz për kafe dhe dreka e darka kemi plot.

Publikoi foton e organit gjenital të një femre, Dojna Mema flet për herë të parë: Dola kokrra e… 0 8

Rreth një vit më parë, Dojna Mema publikoi në llogarinë e saj në Instagram një pikturë të piktorit francez, Gustave Courbet. Në qendër të pikturës është organi gjenital i një femre që simbolizon origjinën e gjithë botës.

Prandaj, piktura mban edhe titullin “L’origine du monde” (Origjina e botës) dhe është realizuar në vitin 1866. Ajo ka zënë edhe një vend të rëndësishëm në historinë e pikturës moderne.

Por, shumë komentues të moderatores nuk e kanë pritur mirë publikimin e një imazhi të tillë. Shumica e ndjekësve janë shprehur se një profil publik nuk duhet të bëjë të tilla postime, sepse e trajtojnë si pornografi.

E ftuar dje në “Trotuar”, Dojna tha se për shkak të kësaj është ndeshur me komente nga më të paimagjinueshmet. Ajo zbuloi se edhe partneri i saj, Vlashent Sata, e kishte postuar të njëjtën foto, por reagimi kishte qenë krejtësisht ndryshe.

“Dua t’ju tregoj një rast konkret seksizmi që mua më ka prekur. Përpara një viti unë publikoj në Instagram një pikturë që bëri një bujë të jashtëzakonshme. Kam qenë në Paris, në Musée d’Orsay, një nga ato ikjet e mia të dashurisë.

Fotografoj të famshmen, ‘Origjinën e botës’, të Gustave Courbet. Aty është organi gjenital femëror, i pikturuar ashtu siç është realisht. Këtë gjë unë e publikoj në rrjetet e mia sociale.

Sigurisht që prisja bujë, por nuk prisja të më shanin nga nëna, nga gjyshja, nga babai, ndjesë pastë, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur nga kjo botë. Nga vajza e mirë e ekraneve, unë dola kokrra e k*rvës. Është bërë një tmerr i madh.

Çfarë ndodh?! Ne bëmë një eksperiment me të dashurin tim. Ai poston të njëjtën foto në Instagram. Dhe përveç kategorisë së artistëve që thoshin që është patjetër një vepër arti, pjesa tjetër ishin çunat e lagjes që thoshin: ‘O lale, bravo, të lumtë’! Ky është një rast konkret seksizmi”, -u shpreh Dojna.