Ulje apo tallje me klientët?! “E premtja e zezë” me çmimet më të larta se në ditët e zakonshme! 0 38

Dy ditë më parë ishte e ashtuquajtura “E premtja e zezë”. Në këtë ditë dyqanet hapen në orët e para të mëngjesit dhe mbahen të hapura deri në orët e vona.

‘Black Friday” shënon fillimin e sezonit të blerjeve të fundvitit dhe zakonisht është dita më e ngarkuar e blerjeve në vit.

Dyqanet në këtë ditë ofrojnë çmime promocionale, oferta speciale që i bëjnë shumë njerëz ta kalojnë gjithë ditën duke vrapuar nga një dyqan në tjetrin.

Dhe sigurisht edhe Vodafone Albania ofroi ulje të aparateve celulare në këtë ditë. Ose të paktë kështu u pretendua.

Në realitet ju kemi treguar se kjo kompani celulare ka çmimet më të larta në vend sa i takon telefonave, e rrjedhimisht as “E premtja e zezë” nuk shërbeu si një ditë uljesh.

Ne kemi krahasuar çmimet e vetëm disa prej telefonave të Vodafone Albania në këtë ditë, me çmimet e një dyqani tjetër të pajisjeve elektronike në ditë normale dhe sërish rezultojnë më të shtrenjta.

Sikundër mund ta shihni të pasqyruar në tabelën e mëposhtme, çmimet janë shumëfish më të larta, çka dëshmojnë edhe një herë mashtrimet e vazhdueshme të Vodafone.

Sakaq, nëse do e krahasonim me çmimet e tjera të tregut sërish do vinim re një abuzim, pasi ato varijojnë, si më poshtë:

Autoriteti i Konkurrencës, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, bëjnë sikur, apo nuk shohin?

Ashtu, si shkeljet e mëparshme që i kemi ndjekur prej muajsh, edhe kjo çështje vë në pikëpyetje të madhe rolin e Autoritetit të Konkurencës, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Komisionerit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Si fillim, duhet që AKEP të bëhet aktiv në mbrojtje të qytetarëve dhe të përgjegjësive që ka si institucion. Si rregullatori i tregjeve të telefonisë në vend, ndonëse ka premtuar shpeshherë se do të marrë masa për uljen e tarifave celulare në vend, objektivat e tij rrallëherë kanë gjetur zbatim deri më tani në vend.

Fatkeqësisht, qytetari shqiptar është i pambrojtur, qoftë nga AKEP, qoftë nga AK.

Si një nga tregjet më abuzive në vendin tonë, ‘Iconstyle.al’ prej kohësh po ndjek me shqetësim zhvillimet që ndodhin në sektorin e telekomunikacionit, ku kemi denoncuar disa nga shkeljet më flagrante. Kështu, kur AK kërkon rritje te njësive të internetit, qyetarët ankohen çdo ditë se paketat e tyre më parë mbarohen se aktivizohen. Disa javë më parë pasqyruam denoncimet e qytetarëve që ankoheshin se si 6 GB mbarojnë brenda 30 minutave.

Një problem jo më pak i rëndësishëm është edhe dështimi i mbulimit të territorit, kryesisht i zonave të largëta të vendit, ku kompanitë telefonike nuk kanë interesa të zhvillojnë infrastrukturën. Nga kjo e fundit, atyre ju lind nevoja që të aktivizojnë paketa Roaming ndonëse janë brenda vendit. Këto të fundit nga ana tjetër janë problem më vetë, pasi përveçse shiten me çmime shumë më të larta se vendet fqinje, apo seç është e përballueshme nga qytetarët shqiptarë, nuk funksionojnë. Qytetarë të shumtë na kanë adresuar pafund shqetësime rreth faktit se kanë mbetur në baltë nëpër botë pikërisht prej këtyre paketave.

Madje rasti më ekstrem është ai me Kosovën, që ndonëse pritet të hiqen fare tarifat Roaming, ato nuk funksionojnë./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfunduan në spital pas helmimit nga gazi propan, si paraqitet gjendja shëndetësore e 4 nxënësve të shkollës private në Tiranë 0 8

Katër nxënësit që u helmuan nga rrjedhja e gazit dhe përfunduan në spital, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘News24’ nga shkolla private ku ndodhi dhe incidenti, deklaroi se nxënësit që janë ndjerë keq u transportuan si fillim tek Spitali i Traumës, më pas u dërguan në QSUT. Po ashtu ajo pohoi se pavarësisht se kishin kaluar rreth 2 orë nga ngjarja, ende në ambientin përreth ndihej era e gazit.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i rrjedhjes në sistemin e ngrohjes të gazit propan nxënësit kanë pasur dhimbje koke dhe më pas të vjella. Sapo mësuesit kanë parë se fëmijët nisën të ndiheshin keq, kanë njoftuar urgjencë, e cila ka dërguar disa ambulanca në vendin e ngjarjes. Kjo shkollë u hap në vitin 2010.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

Detajet/ Rrjedhja e gazit në shkollën private në Tiranë, nxënësit me të vjella dhe dhimbje koke 0 4

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në një shkollë private, ku ka pasur rrjedhje gazi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nxënësit si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes kanë pasur dhimbje koke dhe të vjella, ndërkohë që 4 prej tyre kanë përfunduar në spital. Si pasojë e ngjarjes është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve.

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)