UEFA përzgjedh Shqipërinë për kompeticionin e saj të ri, ndeshja finale luhet në stadiumin Air Albania 0 120

Stadiumi “Air Albania” është përzgjedhur nga UEFA për të pritur finalen e parë të kompeticionit më të ri “Conference League”.


Në fakt, “Conference League” është kompeticioni i tretë nga UEFA që organizohet pas Champions League dhe Europa League. Ai do të nisë nga sezoni 2021-2022 dhe finalja e parë do të bëhet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë. null


Vendimi pritet të zyrtarizohet nesër nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Një arritje kjo edhe që duket se është bërë e mundur edhe falë lobimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka i cili prej mëse dy vitesh është pjesë e organit vendimmarrës të qeverisë europian të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve/ Nga nesër ndryshon ora policore, Manastirliu: Hapen fluturimet me Britaninë e Madhe 0 4

Ndryshon ora policore, rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur vendimet e reja.

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi se kufizimet për aktivitet dhe lëvizjet do të jenë në orën 22:00- 06:00 dhe gjithashtu do të rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe./BW

Veliaj dhe Rama me të rinjtë te “Tumo Center”: 350 bursa për fëmijët në nevojë të apasionuar pas teknologjisë 0 5

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama patën mëngjesin e sotëm një takim me të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë në “Tumo Center”. Veliaj theksoi se të flasësh për teknologjinë do të thotë të flasësh për të ardhmen. Ai dha lajmin e mirë se janë dhënë mbi 350 bursa për fëmijët në nevojë, 12-18 vjeç, që do mund të ndjekin falas mësimet për teknologjinë në Tumo Center.

“Sapo kemi miratuar mbi 350 bursa për fëmijët në nevojë, nga 12 deri 18 vjeç. Janë bërë bashkë me qeverinë, Bashkinë dhe ADF-në edhe disa nga bankat e nivelit të dytë. Ajo që u kemi thënë është: sa harxhoni para marketingu për billboarde, që kanë pak duk, sikur të investojmë në 350 djem dhe vajza, nga mosha 12-18 vjeç, të cilëve ua paguajmë sot kurset, por nesër ata do t’ju qepen nga pas për të bërë praktikën në bankat tuaja dhe potencialisht do të bëhen stafi juaj”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se aktualisht “Tumo Center”, që ndodhet përkohësisht te “Air Albania” ka një kapacitet prej 500 nxënësish, te Piramida, e cila do të jetë vend ii përhershëm i qendrës së teknologjisë, do kenë mundësi për të studiuar rreth 5 mijë nxënës të tjerë.