U tha se kanë kryer marrëdhënie intime dhe kishin lidhje të fshehtë në ”Për’puthen”, ja ç’thotë tani Arbër Aruci për Tean! 0 42

Ditën e djeshme një ish-konkurrent i “Për’puthen” hodhi një hije dyshimi mbi marrëdhënien e trefishët të Tea Trifonit brenda në “Për’puthen”.

Ajo doli “çift” me Andin, ndërsa kishte një lidhje të fshehtë me Beart Rexhepin, gjithashtu ish-konkurrent i “Për’puthen”. Ndërkohë, Erjoni e ka akuzuar Tean edhe për një lidhje me një tjetër konkurrent, Arbër Arucin, i cili pak ditë më parë la emisionin.

“STOP Ahengun, të marrim vesh kush është dhëndri këtu A,B,C?”- shprehet Geca.

ego-300x533.jpg

Madje prej kohësh në internet kanë dalë fjalët se Tea dhe Andi madje kanë kryer edhe marrëdhënie intime, po asnjë nga dyshja nuk reagoi pas këtyre deklaratave.

Ndërkohë në kanalin e Luana Vjollcës në Youtube është publikuar video e intervistës së Arbrit në “After Party”.

Ndër të tjera, ai nuk i ka shpëtuar dot një pyetjeje për Tean, e cila e vendosi në siklet.

“Tea për mua është…”- ishte fjalia që Arbri duhet të plotësonte, ndërsa ai u përgjigj:

“Kësaj nuk dua t’i përgjigjem”.

Gjithashtu, ish-konkurrenti u vendos përballë zgjedhjes “Shqipen apo Tean” dhe ai zgjodhi Shqipen.

 

Tea dhe Arbri patën takime në “Për’puthen”, mirëpo krejt papritur ata nisën të mos flasin me njëri-tjetrin dhe megjithëse u pyetën në studio ç’kishte ndodhur, ata zgjodhën ta kalojnë duke u shmangur e duke u justifikuar se nuk kishte ndodhur asgjë.

Por, duket se konkurrentët dhe ish-konkurrentët dinë diçka më shumë për ta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 8

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 9

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al