U tha se është ndarë nga Seldi pas këtij veprimi, reagon publikisht Sindi: U tregova shumë impulsive… 0 100

Pas bërjes publike të lidhjes së këngëtarit Seldi me një vajzë të quajtur Sindi, kjo romancë u bë kryefjala e mediave rozë. Mirëpo, së fundmi, u dyshua për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Shkak i këtij dyshimi u bë Instagrami, nisur nga fakti se Sindi dhe Seldi i fshinë fotot me njëri-tjetrin në rrjete sociale, dhe nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Por, nuk zgjati shumë dhe Sindi reagoi me disa video në Instastory, ku sqaroi se ka patur konflikte me Seldin, pasi ka qenë shumë e stresuar prej provimeve dhe karantinës, por ata nuk janë ndarë.

“Të dashur miq dua të sqaroj diçka me ju, jo sepse duhet të justifikohem, por e ndjej të detyrueshme që t’ju informoj pasi e gjitha kjo ishte gabimi im. Pas një konflikti me Seldin, plus javë me provime dhe shumë e ngarkuar me punë, plus me këtë kohën ku jetojmë sot me pandeminë ku asgjë nuk është e thjeshtë, u tregova shumë impulsive. Nuk e dijase kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë”, u shpreh ajo në videon që ndau me ndjekësit në  llogarinë e saj në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ana Kauri thumbon konkurrenten e re të “Për’puthen” 0 5

Ola Zenelaj është konkurrentja e re e “Për’puthen”, e cila trazoi menjëherë ujërat në emision dhe “përçau” çiftin Sindi-Murat.

Gjatë këtyre ditëve janë publikuar pamje të Sindit në prapaskenë, ku është dukur tepër e prekur nga situata dhe ka shpërthyer në lot, duke iu drejtuar Muratit me fjalët “Më ke lënduar shumë”.

Ditën e djeshme u transmetua takimi i dytë i Olës dhe Muratit, ndërsa Mevlani e komentoi afrimitetin e Olës si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.

Të njëjtin mendim me Mevlanin duket se ka pasur edhe Ana Kauri, ish-konkurrente e emisionit e cila nuk e ka kursyer një koment në faqen publike të “Për’puthen” në Instagram.

“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”- ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re.

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.