U shpall në kërkim, Stresi tregon si i shpëtoi policisë duke u arratisur drejt Kosovës 0 47

Pas organizimit të protestës për Klodian Rashën, Stresi u shpall në kërkim nga policia. Por ndërkohë që kërkohej në banesën e tij në Tiranë, reperi udhëtoi në Kosovë. Në një rrëfim te tijin, Stresi ka zbuluar se si arriti të arratisej drejt Kosovës.

Mora një shok të timin që punon me makinat e varrimeve, vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës”, ka treguar reperi duke falenderuar gjithë miqtë që e ndihmuan të shkonte drejt Kosovës.

Ai shprehet sërish se kjo protestë është organizuar 100% prej tij në çdo detaj. Reperi ka thënë se në protestë nuk ishin personalisht për ministrin Lleshaj që dha dorëheqjen, por për institucionet dhe kabinetin e Rilindjes.

Stresi ka folur edhe për sherrin që reperi Big Kik pati me disa përkrahës të Noizy-t në protestë. Reperi tha se ai nuk e di për çfarë ka lindur sherri mes tyre, por thjesht ndërhyri në mes për t’i ndarë, sepse ishin në protestë për një kauzë tjetër. Ai u shpreh se në protestë nuk ka lejuar asnjë parti politike, madje as përkrahës të Partisë Demokratike, për të cilën ka shprehur dhe vetë mbështetjen publikisht./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U përfol se hyri mes Jenniferit dhe Alexit, flet për herë të parë Madison LeCroy 0 3

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas disa vitesh së bashku. Lajmin e konfirmuan vetë dyshja përmes një deklaratë për “Today”.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, thanë ata.

Ndërkohë në rrjet kanë qarkulluar lajme se shkaku i ndarjes është bërë tradhtia nga ana e Alex-it. Sipas këtyre lajmeve, ai e ka tradhtuar Jennifer-in me Madison LeCroy.

Kjo e fundit është pyetur për ndarjen e çiftir nga “Page Six” dhe është përgjigjur shkurt.

“Më kapët të papërgatitur! Ju uroj atyre më të mirat”, ka thënë Madison.

Lamtumira e Fundit për Princ Philip! Duka që do të mbahet mend si një njeri me ‘guxim 0 3

Pas kambanave dhe të shtënave të armëve, Princi Philip u largua nga Pallati Windsor, në udhëtimin e tij të fundit.

I shoqëruar nga 730 forca ushtarake, në makinën e dizenjuar nga vetë ai, trupi i princit u zhvendos nga Kështjella në Windsor për në Katedralen Saint Thomas .

Sipër arkivolit u vendosën zambakë, të zgjedhur nga vetë mbretëresha, si për të kujtuar edhe njëherë të fundit se ajo vazhdon të jetë “ His Lilibeth”.