U puthën në buzë, ish-banorja e ‘Big Brother’ flet për lidhjen me konkurrentin e ‘Përputhen’ 0 31

Pak ditë më parë konkurrenti i “Përputhen”, Edison Ramhoxha u filmua në shoqërinë e ish-banores së Big Brother, Fjorentina Halilit. Dyshja u filmuan në momente private, duke pirë verë dhe duke u puthur në buzë.

-640-0-60362f48669bb.png

E ftuar në “Kafe Shqeto”, Fjorentina ka treguar se ajo dhe Edisoni nuk janë në një lidhje, por vetëm miq shumë të mirë. Ish-banorja e BB tha se ata po luanin me dënime dhe gjithçka ka qenë pjesë e lojës.

“Para një javë ka dalë lajmi sikur unë dhe Edi jemi bashkë. Por jo, nuk është e vërtetë, ajo ka qenë një lojë. Kemi qenë disa miq, në një restorant të një mikut tonë. Dhe kemi qenë duke lozur. Ishte një lojë me bidon, që ne po bënim dënime. Kishim pirë edhe pak verë dhe këto gjëra i shpik vetëm miku im Xhani Demnika. Dhe mua më ra dënimi që do puthesha me Edisonin si Romeo dhe Zhuljeta. Është e vërtetë që jemi puthur por ishte në lojë e sipër. Unë dhe Edi jemi dy miq shumë të mirë”, tha ajo.

-640-0-60362de344bb2.png

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jonida Vokshi merr urimin e ndjerë për ditëlindje 0 6

Jonida Vokshi ka festuar ditëlindjen ku ka marrë urime nga më të ndryshmet. Urimin më të veçantë moderatorja e ka marrë nga bashkëshorti i saj Besnik Krapi, ku edhe e ka postuar në Instagram.

Nëpërmjet urimit Besniku ka zbuluar ‘padashje’ se Jonida mbush sot 35 vjeç, por kjo nuk ka aspak rëndësi për çiftin, pasi ata ndihen  shumë të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

“Edhe krejt botën të ta jap dhuratë prap humbas pasi më dhurove Emin. Jam dorëzuar. Gjithmonë do jesh në avantazh. Lutem që kur Emi të festojë 35-vjetorin të jetë po kaq e bukur sa ti dhe ne do duhemi edhe më shumë se sot. Të dua dhe urime”, ka shkruar ai krah fotos.