U publikua në internet pa dijeninë e tyre, tani Mozzik zbulon nëse do e publikojë këngën e re me Tayna-n! 0 77

Para disa javësh në rrjet qarkulloi një këngë e re e Mozzik në bashkëpunim me Tayna-n. Kënga që doli nga studio pa dijeninë e këngëtarëve, mban titullin “Pram”. Deri më tani kënga është shpërndarë në të gjitha platformat, por pritet që debutimin ta ketë në albumin e dytë të Mozzik.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë reperi për “Prive”. Ai është shprehur se ky bashkëpunim me Taynan, që ka dalë kudo para kohe, do të jetë pjesë e albumit, që pritet të publikohet pas disa muajsh.

“Me Tayna-n është më e lehtë se shkruan vetë, i bën vijat melodike vetë, është reperja më e mirë në Kosovë. Ka dalë një këngë e mirë me të. Besoj dhe një këngë tjetër do e kemi për albumin tim që ka dalë në rrjet nga njerëzit”, është shprehur Mozzik.

Kënga e dy reperëve është kthyer në një hit që nga momenti që doli në rrjete sociale dhe platformat muzikore, e pasi të ketë debutimin e vërtetë me siguri do të ketë akoma dhe më shumë sukses.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.

A ke qef të martohesh me shqiptare apo kosovare?” Bearti iu përgjigjet ndjekësve me një mesazh të fuqishëm 0 5

Së fundmi, ai ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram ku i janë drejtuar pyetje në lidhje me tema të ndryshme.

“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e ka pyetur një ndjekës ish-konkurrentin dhe ai i është përgjigjur prerë që Jo.

Ndërkohë, ndjekësit nuk kanë ngurruar që ta pyesin se si e sheh njeriun me të cilin do të martohet në të ardhmen.A ke qef të martohesh përfundimisht me shqiptare apo kosovare? Më kthe përgjigje”, i ka shkruar ndjekësi/ja në formë lutjeje.

“S’kam dashur që të përgjigjem fare, po aq shumë herë ma keni bërë këtë pyetje që s’po mundem ta tejkaloj më. E para çfarë rëndësie ka shqiptare/kosovare. Në fund të gjithë shqiptarë jemi. S’di pse kaq shumë “urrejtje” se kam parë edhe në komente “Ju shqiptarët, ju kosovarët..” Turp.

Përsa i përket pyetjes unë kam shprehur se nëse dikush më pëlqen s’ka rëndësi nëse është shqiptare, kosovare a gabele. Më falni që u shpreha kështu, por duhet të kuptoni se të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi luftuar për të njëjtin flamur dhe ne”, i është përgjigjur Bearti.