U ndjeva keq”, me foton e rrallë 10 ditë pas lindjes së Diellit, Arbana hap zemrën me fansat 0 14

Arbana Osmani solli në jetë gjatë muajit dhjetor djalin e saj të dytë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. Tashmë vogëlushi është më i përkëdheluri i familjes dhe gjatë kësaj kohe ka marrë qindra dhurata nga miq të mami Arbanës dhe babi Eduartit.

Këto kohë moderatorja i është përkushtuar totalisht rritjes së të voglit, duke i qëndruar gjithmonë pranë. Ndërkohë së fundmi ajo i është rikthyer ekrani në programin ku ajo drejton “Dua të të bëj të lumtur” dhe duket në një formë shumë të mirë.

Ajo ka rrëfyer për ndjekësit në InstaStory si është ndjerë 10 ditë pas lindjes së Diellit.

“1 nëntor 2020, 10 ditë pas lindjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova dhe në peshën para lindjes por trupi kishte ndryshuar. Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit  dhe asnjë veshje s’më rrinte mirë. Kështu megjithëse me një bebe të vogël (e një të madhe) rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor. Por me rifillimin edhe të punës kjo rutinë u bë shumë e lodhshme dhe pasi një ditë u  ndjeva keq fizikisht, ndalova. Vendosa t’i jap veten kohë dhe të fokusohem më shumë tek shëndeti mendor dhe qetësia. Dhe nga ajo ditë nuk kam hequr asnjë gram dhe trupi është po njësoj por brenda vetes jam shumë ëm mirë. Take your time to heal everyone”, ka shkruar Arbana krahas fotos ku siç tregon dhe ajo është 10 ditë pas lindjes së Diellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vjedhja e të dhënave nga E-Albania 0 4

Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar sipas saj të dhënat e portalit shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale.

Në lidhje me këtë denoncim të PD-së ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve.

Shehi shprehet se ky është si një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie

Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.

Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, u shpreh Shehi.

Pse SHBA është kundër “pasaportës së vaksinimit” 0 4

Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të përfshihet në sistemin kombëtar për “pasaportën e vaksinimit”, duke ia kaluar barrën kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.

Por, përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën dixhitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?

Çertifikata e vaksinimit është çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Madje, disa guvernatorë republikanë kanë lëshuar urdhëra ekzekutivë që i ndalojnë ato në shtetet e tyre.

“Amerikanët shpesh janë shumë skeptikë për idenë e çdo gjëje që vihet nën pushtetin e qeverisë federale. Ata thonë se ky lloj centralizimi bie ndesh me privatësinë ose lirinë,” thotë Jeffrey Bennet, profesor për shëndetin dhe komunikimin në Universitetin Vanderbilt.

Administrata Biden po i nxit kompanitë private që të ofrojnë zgjidhjet e tyre, ndërsa do të japë udhëzime për të përmbushur standarde të caktuara, përfshi qasjen dhe përballueshmërinë.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër idesë së pasaportës së vaksinimit për udhëtime mes vendeve. Margaret Harris është zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.