Pa pritur dhe pa kuptuar Capital T postoi një foto në prehrin e një vajze dhe rrjeti shpërtheu.
Sigurisht ai e fshehu portretin e saj, teksa krah fotos shkroi: “Më pëlqen mënyra si jetoj!”, duke u vendosur edhe një herë në qendër të polemikave.
Fansat kanë vërshuar në komente, disa duke aluduar rreth vajzës misterioz, e të tjerë nuk i kanë kursyer kritikat. Por, nga ana tjetër as reperi i mirënjohuar nuk ka përtuar tu përgjigjet.
Kështu, disa fanse shkruajnë se janë lodhur nga ‘lojërat’ e tij, të cilat i cilësojnë si mënyra për të tërhequr vëmendje.null
Padyshim Capo i ka mohuar këto, duke u shprehur se thjesht ka postuar një foto.
“Vetëm për vëmendje i bën këto foto? U lodhëm duke parë ‘fake’ kudo. S’duhet tek ti!”– shkruan një komentuese, të cilës autori i hitit ‘Akull’ i është përgjigjur: “Ç’ka ka ‘fake’ këtu?”
Teksa komentuesja tjetër shkruan: “U lodhëm nga dramat e tua me gocat! Mos u bëni budallenj!”. Ndërsa përgjigja për të ishte: “A mundem unë thjesht të postoj një foto? Shiko mirë se kush po bën drama.”
Pas këtij komenti ju do mendoni se Capital T sapo pohoi faktin se ndodhet në një lidhje sepse kërkon të postoj foto, ku nuk ka asgjë të keqe, përveç fshehjes së indentitetit. Por, jo.
Nuk e ka fjalën për këtë.
Kur një komentues e pyet që të tregojë se me kë është në lidhje, artisti nga Kosova shkruan: “Kush tha se jam në lidhje?”
Nuk dimë se kush ndodhet në foton në fjalë, por kjo nuk është hera e parë që Capital T bën të tilla postime, ndaj fansat thonë se janë të lodhur.
Kështu, bëri edhe para publikimit të këngës “Je t’aime”, kur postoi një foto nga Parisi me modelen, protagoniste në klip./iconstyle.al