U largua nga ”Përputhen” pas përplasjes me Arjanin, Meridiani nuk ndalet, hedh kunja: Ah sa i neveritshëm… 0 51

Përveç opinionistit Arjan Konomi, në emisionin e të dielës “Për’puthen Prime”, këtij programi dating iu bashkuan edhe dy opinionistë të rinj. Meridian Ramçaj dhe Fatma Haxhialiu u ulën në panelin tjetër të opinionistëve por gjatë puntatave të para nisën përplasjet.

Megjithëse nuk pamë asgjë në ekran, zëra brenda televizionit treguan se opinionisti Meridian Ramçaj pati përplasje me Arjan Konomin, gjë që solli edhe largimin e tij nga emisioni. Në vend të Meridianit erdhi gazetarja Elona Duro, ndërsa askush nga produksioni nuk foli për këtë lëvizje.

Mirëpo, Ramçaj diçka ka lënë të kuptohet me postimin e fundit në Instagram, ku ironizon Konomin për komentet e tij gjatë takimit të Atdheut dhe Melisës.

Më herët, Arjan Konomi u shpreh se takimi i çiftit iu duk i neveritshëm, mirëpo mbrëmjen e kaluar ata treguan afrimitet të madh me njëri-tjetrin, hapën zemrat dhe realizuan një prej takimeve më të bukura.

Meridiani ka ndarë në InstaStory pjesë nga takimi i Melisës dhe Atdheut të cilët gjithashtu i ka etiketuar, ndërsa shkruan me ironi fjalët e Konomit:

“Ah sa i neveritshëm je more Atdhe Xharavina nëpër takime! Kjo violina dhe trëndafili janë të neveritshme! Aspak kreativ apo romantik more djalë! Apo jo Melisa Lleshi?”- janë fjalët e tij që tregojnë hapur “sherrin” me Arjan Konomin.

-640-0-6009879f3f891.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U pendua? Jasmina tregon të vërtetën për Andin dhe më pas e fshiu! 0 12

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani u larguan disa ditë më parë nga “Për’puthen” me kushtin e vetëm të produksionit, që të vazhdonin njohjen jashtë.

Nisur nga postimet në Instagram, dyshja na la të mendonim se ata janë zyrtarisht çift e madje bashkëjetojnë në një shtëpi.

Pikërisht kur menduam se më në fund ish-konkurrentët gjetën qetësi e dashuri në krahët e njëri-tjetrit, Jasmina na ka lënë pa fjalë me postimin e fundit.

Bukuroshja brune ndau një video TikTok-u që përkthehet si një mesazh i hapur për Andin: “Ndreqa një zemër që nuk theva, më pas ata më thyen timen…”

Mos sapo na tha që ajo dhe i riu nga Kosova janë ndarë pasi ky i fundit e ka lënduar Jasminën?!
Kjo nuk dihet me siguri, por dimë të themi që ish-konkurrentja është penduar për këtë postim dhe e ka fshirë brenda pak minutash. Megjithatë Afterparty.al ka arritur ta sigurojë një screenshoot të postimit!

“Miliona euro u hodhën për blerje votash nga bandat kriminale”, Lefter Maliqi: Socialistët të ngrihen kundër këtyre hajdutëve, grabitën zgjedhjet 0 12

Deputeti Lefter Maliqi, në një deklaratë përpara parlamentit, ka vazhduar të hedhë akuza në drejtim të maxhorancës, në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Maliqi thekson se miliona euro janë hedhur për të blerë votat nga bandat kriminale, kurse shton se socialistët e ndershëm duhet që të ngrenë krye kundër këtyre hajdutëve, që sipas tij, kanë grabitur zgjedhjet.
Motoja e këtyre ka qenë që të marrin pushtetin me dhunë e me grykën e pushkës. Zgjedhjet u fituan nga organizata kriminale. Socialistët të ngrihen dhe të mbrojnë demokracinë. Miliona euro janë hedhur, nga bandat kriminale në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve, që vohdnë shqiptarët e ndershëm, e këta nuk ishin zgjedhje të lira, por të grabitura nga Rilindja. Njerëzit e ndershëm duhet të ngrihen kundër banditëve që morën pushtetin me dhunë e me para, duke blerë popullin e varfër shqiptar”, u shpreh Maliqi.