U infektua me Covid-19 gjatë shtatzënisë, modelja shqiptare sjell në jetë fëmijën e dytë 0 33

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Greis Petroviç ka sjellë një jetë një fëmijë.

Gjatë shtatzënisë së dytë, ajo u infektua me koronavirus, por fatmirësisht e kaloi me sukses.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku duken duart e saj, të bashkëshortit, të vajzës dhe të djalit të sapoardhur në jetë.

“Dhurata jonë e Krishtlindjeve. Mirëseerdhe bebi Andrea. Krishtlindje të bardha e plot shëndet për të gjithë ju! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!”, shkruan Greis.

femijaa.png

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jorida Tabaku kallëzon në SPAK Erion Veliajn: Punime pa tender në periudhë zgjedhore për të mashtruar qytetarët, krim elektoral 0 6

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Tiranën, Jorida Tabaku kallëzon në Prokurori Erion Veliajn për punimet sipas saj, pa asnjë projekt dhe prokurim në disa rrugë të njësisë 2, ku po hidhet asfalt elektoral.

“Sot kanë ardhur për të hedhur asfalt elektoral, me një kompani pa tender, me një kompani e cila nuk dihet kush është. Kanë ardhur këtu dhe kanë hedhur zhavorr ,siç po bëjnë në pjesën më të madhe të rrugicave të degës numër 2. Kjo rrugicë sot denoncohet dhe shkon në SPAK. Erion Veliaj, Florian Pullazi, kushdo tjetër që bën vepra të tilla penale, do të denoncohet për krimet elektorale”, u shpreh Tabaku.

Kandidatja për deputete e PD tha se  askush s’mund t’i mashtrojë më qytetarët  me copa asfalti që u hidhen vetëm për t’u marrë votën.

“Qytetarët ë Tiranës e të gjithë Shqipërisë e dinë që pavarësisht se çfarë ndodh, në këto 10 ditë e pavarësisht sesi sillen në këto 10 ditë janë po të njëjtët. Janë ata që i kanë detyruar shqiptarët të largohen masivisht, janë ata që varfëruan familjet shqiptare, janë ata që i kanë lënë edhe pa ujë, pa drita, pa ushqim. Që kanë shkaktuar eksodin më të madh të shqiptarëve në këto 30 vite. Edi Rama, Erion Veliaj e kushdo tjetër, ta harrojë se qytetarët e Tiranës do shiten për një dorë asfalt, e për një dorë zift. Investime si ky që po bëhen në rrugicat e degës 2 ,janë thjesht shembulli i paaftësisë së tyre, i arrogancës së tyre. Këta nuk ofrojnë dot asgjë tjetër përveç këtij modeli. Këta i kanë lënë më harresë qytetarët e Tiranës. Mos harroni! Mos harroni që ata që ju varfëruan për 8 vite, ata që ju detyruan të largoheni për 8 vite, ata që kanë shkaktuar korrupsionin më të madh në 8 vite nuk mund të ndryshojnë.

Për këtë arsye ajo i ftoi qytetarët që ta largojnë këtë model me votë më 25 prill.

“Unë ju ftoj të gjithëve, të votojmë masivisht kundër këtij modeli, të votojmë masivisht për Partinë Demokratike, për numrin 9, për një qeveri normale, të votojmë masivisht për ofertën që ne kemi, për një qeverisje çdo ditë me njerëzit dhe çdo ditë me qytetarët…. Ta harrojnë se mund t’i blejnë votat në këtë mënyrë. Ta harrojnë se banorët e kësaj zone po të gjithë degës numër 2, do t’i votojnë. Unë takoj përditë qytetarë që janë të mërzitur me arrogancën e tyre, me këtë model qeverisje dhe nuk ofrojnë absolutisht asnjë mbështetje për qeverinë në ikje. Besoj që shqiptarët e kanë të qartë alternativën e tyre, e kanë të qartë ndryshimin dhe besoj që ndryshimi është duke ardhur. 10 ditë na  ndajnë nga ndryshimi, 10 ditë na ndajnë nga ndarja e këtij modeli që sot i ka rrënuar gjithmonë e më shumë familjet e shqiptarëve. Votoni numrin 9, votoni Partinë Demokratike për një qeveri normale, për ndryshim, votoni alternativën më të mirë që do të punoj për ju çdo ditë, jo vetëm 10 ditë para zgjedhjeve!”- tha Tabaku.

Ushqimet e duhura për jetëgjatësinë, sa dhe si duhet t’i konsumoni 0 7

Ekspertët më në zë të ushqyerjes së shëndetshme janë të mendimit se jetëgjatësia nuk varet nga sasia e kalorive, vitaminave apo e proteinave.

Ushqyerja e shëndetshme nuk është një praktikë strikte me rregulla që nuk shkelen dhe sasi të sakta e të pagabueshme ushqyesish.

Lexoni më poshtë nga agroWeb.org, këshilla shumë të vyera mbi regjimin e duhur ushqimor për një jetë më të gjatë.

95 % e ushqimit duhet të vijë nga bimët
Perimet, zarzavatet, drithërat dhe bishtajoret nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ushqimor.

Hani më shumë produkte të stinës dhe një pjesë të tyre bëjini turshi.

Barishtet janë ushqimet më të mira të jetëgjatësisë.

Njerëzit që konsumojnë një racion me barishte në ditë kanë më pak gjasa të sëmuren rëndë në vitet e ardhshme se sa ata që nuk konsumojnë barishte.

Mishi, jo më shumë se 2 herë në javë
Përpiquni të konsumoni të paktën 5 racione të vogla mishi në muaj.

Zgjidhni mish pule, qingji ose derri nga ferma të mira organike, të ushqyera në natyrë.

Konsumoni peshk një herë në javë
Njerëzit që konsumojnë barishte dhe ushqime bimore duke përfshirë një sasi të vogël peshku në ditë, jetojnë më gjatë.

Sardelet dhe merluci janë zgjedhje shumë e mirë, sepse nuk janë të ekspozuara ndaj merkurit apo metaleve të tjera të rënda.

Të paktën 3 vezë në javë
Hani vezët në mëngjes dhe shoqërojini me fruta ose ushqime me bazë bimore apo drithëra.

Gjysëm racioni me fasule mund ta konsumoni çdo ditë
Fasulet përbëhen nga 21 përqind proteinë, 77 përqind karbohidrate komplekse dhe pak yndyrë.

Ato janë një burim i shkëlqyer fibre.

Për më tepër, një gram fasule përmban më shumë ushqyes se çdo ushqim tjetër në tokë.

Zgjidhni drithëra të plota

Gruri, thekra, elbi ofrojnë një spektër të gjërë ushqyesish dhe fibre.

 

Por bëni kujdes pasi shpesh buka bëhet me brumë të ardhur që shpërbën niseshten apo glutenin dhe krijojnë një acid që ul nivelin glicemik tek buka.

Konsumoni më pak sheqer
Përpiquni të mos konsumoni më shumë se 4 lugë çaji me sheqer në ditë.

Hani ëmbëlsira pak herë në javë dhe shmangni ushqimet e përpunuara me ëmbëlsues shtesë.

2 grushta me arrorë në ditë
Një studim i Harvardit thotë se ata që hanë arra ose arrorë jetojnë më gjatë dhe kanë 20 përqind më pak gjasa të sëmuren se ata që nuk hanë arrorë.

Arrorët ulin edhe kolesterolin e keq me deri 20 përqind.

Pini më shumë ujë
7-8 gota me ujë në ditë ju hidratojnë dhe ulin rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Nëse pini ujë, keni më pak etje ndaj pijeve të ëmbla apo të gazuara.

Alkoli? Më mirë verë të kuqe
Vera e ndihmon organizmin të përthithë antioksidantët nga ushqimet me bazë bimore.

Vera e kuqe në fund të ditës së punës ul stresin dhe i bën mirë shëndetit.

Pini çaj jeshil
Çaji jeshil ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa tumoreve.

Mund të përzieni çajra të rozmarinës, sherebelës dhe lulerradhiqes. Ose të konsumoni çaj mali.

Të gjitha këto çajra luftojnë inflamacionin.

Po kafeja?
Studimet shpjegojnë se pirja e kafesë, por në sasi të kufizuara ul rrezikun e sklerozës dhe Parkinsonit.

Kombinimet perfekte të proteinës
Kombinoni bishtajoret, drithërat, arrorët dhe perimet për të marrë 9 amino acidet esenciale që trupi nuk i prodhon dot.

Për shembull ju mund të konsumoni një racion e gjysëm me speca të kuq me 3 racione lulelakër të gatuar e kështu me rradhë./AgroWeb.org