U infektua gjatë shtatzënisë, deputetja e PS-së tregon çfarë mjekimesh mori kundër Covid-19 0 66

TIRANE

Deputete e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti më datë 23 tetor, ndau me të gjithë publikun lajmin se është infektuar me Covid-19. Por prej një jave tashmë ka dalë negative.

Blerina është nënë e një djali 11 vjeç që quhet Joel dhe në pritje përsëri të një djali. Në një lidhje me emisionin e Rudina Magjistarit, Gjylameti ka treguar për eksperiencën e saj dhe sa të vështirë e ka pasur ta përballojë këtë sëmundje duke qenë se është dhe shtatzënë në muajin e fundit.

“Është e vërtetë që kur je në pritje të një fëmije, çdo gjë bëhet edhe më e vështirë nga pikëpyetjet që ke. Normalisht që nga ata që janë të infektuar me Covid-19, ka pikëpyetje, sepse është një situatë shumë e re për të gjithë ne dhe e patestuar më parë, por kur pret një fëmijë, pyetjet shtohen më shumë. Ajo që është më e rëndësishme në këto momente është qetësia dhe këshillimi me mjekët.

Në lidhje me simptomat e para që vuri re, Blerina tha se ato kanë qenë të ngjashme me ato të një viroze të stinës: 

“Kam pasur simptoma të lehta, një ngacmim në fyt, një temperaturë e cila ishte 37.5 dhe e gjitha kjo e shoqëruar me pikëpyetjet që kisha. Iu drejtova institucioneve për të bërë dhe tamponin përkatës”.

“Vështirësitë e para ishte më shumë fakti se çfarë do të ndodhë më pas sesa shqetësimet e mëdha të momentit. Më pas, kjo ishte e kombinuar nëse ishin shqetësime të shtatzënisë apo të virusit dhe kjo e bënte të vështirësohej më shumë situata. Ajo që kam pasur më shumë problem, ka qenë vështirësia me frymëmarrjen ku u drejtova edhe në spital për të bërë skaner të mushkërive për të pasur nëse kishte ndonjë prekje të lehtë të mushkërive, gjë që u vërtetua se ishin prekur”.

Në lidhje me kurën që përdori, Gjylameti tha se “kam pasur një trajtim me medikamente, me antibiotikë, ishin shumë të lehta. Këto ishin në bazë të një konsulte që u bë nga mjeku pleumolog dhe mjekja gjinekologe për t’i paraprirë dhe situatave të tjera që kanë të bëjnë edhe me situatën time që ishte pak më specifike se rastet e tjera që kishte të bënte me shtatzëninë. Nuk ishin medikamente të rënda, por medikamente të lehta që mund të përdoren dhe në shtatzëni”./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!